LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Për një votë dhe kredibilitet/ Përdhunuesit e politikës nuk ndalen

10 Shkurt 2019, 15:31, Aktualitet CNA
Për një votë dhe kredibilitet/ Përdhunuesit e politikës

Ngjarja e rëndë me 13-vjeçaren në Kavajë, tregoi dhe shpalosi një anë tjetër të politikës.

E mituara u shndërrua në kartë politike nga të gjithë politikanët pa asnjë dallim.

Politikanët  shqiptarë u vunë në radhë për ta përdhunuar sërish.

Së pari ish-kryeministri Sali Berisha, i cili bëri publik denoncimin kur nga Policia ishin shoqëruar personat e dyshuar për përdhunim.

Së dyti kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste me Elisa Spiropalin  si dhe të tjerë nga mazhoranca, që përtej denoncimit për t’u mbrojtur arritën dhe nxorën fytyrat e familjarëve të së miturës.

Gjithashtu në këtë vorbull përdhunimi u përfshi edhe LSI-ja, që nga kryetarja Monika Kryemadhi dhe deri tek deputetët.

Të gjitha palët politike në Shqipëri përdhunuan pa ndalim. Ky është një nga rastet më flagrante në politikën shqiptare.

Për të fituar kredibilitet, për një votë, çfarë nuk janë në gjendje të bëjnë.

Për 30 vjet rrjesht përdhunuan pa ndalim shqiptarët dhe një gjë të tillë vijojnë ta bëjnë pa ndalim.

Në rastin e Kavajës janë të paktën rreth 1000 persona, duke filluar që nga shkolla, të afërmit e të miturve dhe të tjerë. Ky  është një nga rastet, kur Policia duhet përshëndetur që e kishte mbajtur diskret këtë rast.

Pasi ky është një rast që kërkon trajtim të kujdesshëm social, sepse shkakton  traumë  dhe jo për të mbrojtur të miturit që e kanë kryer veprën penale, por për të menduar për të ardhmen. Që nesër pas nesër, ata të mos dalin nga institucionet riedukimit më keq se ç’kanë hyrë./CNA.al

Lajmet e fundit nga