Aktualitet
Për një votë dhe kredibilitet/ Përdhunuesit e politikës nuk ndalen

Ngjarja e rëndë me 13-vjeçaren në Kavajë, tregoi dhe shpalosi një anë tjetër të politikës.
E mituara u shndërrua në kartë politike nga të gjithë politikanët pa asnjë dallim.
Politikanët shqiptarë u vunë në radhë për ta përdhunuar sërish.
Së pari ish-kryeministri Sali Berisha, i cili bëri publik denoncimin kur nga Policia ishin shoqëruar personat e dyshuar për përdhunim.
Së dyti kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste me Elisa Spiropalin si dhe të tjerë nga mazhoranca, që përtej denoncimit për t’u mbrojtur arritën dhe nxorën fytyrat e familjarëve të së miturës.
Gjithashtu në këtë vorbull përdhunimi u përfshi edhe LSI-ja, që nga kryetarja Monika Kryemadhi dhe deri tek deputetët.
Të gjitha palët politike në Shqipëri përdhunuan pa ndalim. Ky është një nga rastet më flagrante në politikën shqiptare.
Për të fituar kredibilitet, për një votë, çfarë nuk janë në gjendje të bëjnë.
Për 30 vjet rrjesht përdhunuan pa ndalim shqiptarët dhe një gjë të tillë vijojnë ta bëjnë pa ndalim.
Në rastin e Kavajës janë të paktën rreth 1000 persona, duke filluar që nga shkolla, të afërmit e të miturve dhe të tjerë. Ky është një nga rastet, kur Policia duhet përshëndetur që e kishte mbajtur diskret këtë rast.
Pasi ky është një rast që kërkon trajtim të kujdesshëm social, sepse shkakton traumë dhe jo për të mbrojtur të miturit që e kanë kryer veprën penale, por për të menduar për të ardhmen. Që nesër pas nesër, ata të mos dalin nga institucionet riedukimit më keq se ç’kanë hyrë./CNA.al


Fajësimi i të tjerëve për dështimet tona
Askush nuk mohon episodet negative, traumat e papritura që mund të minojnë gjendjen emocionale si dhe gjendjen mendore. Duke menduar se e gjitha është faji i të tjerëve jo vetëm që gaboni por qendroni i burgosur në të kaluarën.
Mos i përdorni më kurrë këto fraza
- Jam i dështuar
- Nuk do të punoj kurrë më në jetën time
- Të gjitha mua më ndodhin
- Nuk kam fat
Mos kërko perfeksionin
Jo vetëm sepse askush nuk është perfekt, por edhe sepse koncepti i perfeksionit të çon drejt sjelljeve të gabuara. Në momentin kur dështon perfeksioni është gati për të ngritur akuza drejt teje./CNA.al

Luani
Pavarësisht idesë së tij mbi lidershipin dhe perfeksionin Luani është altruist dhe kërkon gjithnjë që të ndihmojë të tjerët. Edhe pse është i rrethuar nga drita e lidershpit që e karakterizon, tenton të jetë bujar duke ndihmuar të tjerët që të përmirësohen.
Peshqit
Pak persona ndjejnë dëshirën që të ndihmojnë të tjerët pa marrë asgjë në këmbim ashtu si peshqit. Peshqit janë gjithnjë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët qofshin të njohur apo të panjohur.
Virgjëresha
Kjo shenjë qetësie analizon gjithçka që e rrethon dhe është një person shumë fisnik. Ndjehen të lumtur kur shohin suksesin e miqve të tyre, janë bashkëpuntorë shumë të mirë sepse kanë aftësi shumë të mira analitike dhe përmes tyre mund të arrijnë që të sjellin rezultate. Ata japin më të mirën nga vetja që të bëjnë të lumtur të tjerët./CNA.al

Humbja e pësuar në “Wanda Metropolitano” kundër Atletico Madrid ka vënë në qendër të kritikave trajnerin Massimiliano Allegri. Zëvendësimet e vonuara dhe qëndrimi i tij shumë i tërhequr kanë qenë dy aspektet që i kanë kushtuar ndeshjen bardhezinjve.
Një eliminim në 1/8-at e Champions League, pas eliminimit të papritur të pësuar në Kupën e Italisë, do të ishte një goditje e rëndë për Juventus-in, duke parë se investimi i rëndësishëm i bërë nga klubit për Cristiano Ronaldo-n këtë verë është bërë pikërisht me synimin për të fituar atë trofe që mungon që nga sezoni 1995-96.
Sipas “Mirror”, Zinedine Zidane, i cili ka mbetur pa ekip pas largimit nga Real Madrid, po monitoron situatën në shtëpinë e Juventus-it. Francezi pëlqehet nga shumë klube, me Chelsea-n që është gati të vihet në lëvizje në rast të një tjetër hapi fals nga Sarri. Zidane ruan kujtime nga Juventusi dhe pritet të jetë pro kalimit në Torino. /CNA.al
-
Aktualitet16 hours ago
Trendi më i ri, çantat e vogla po bëjnë namin
-
Aktualitet18 hours ago
Maskat/Mënyra më e mirë për t’i dhënë jetë dhe shkëlqim lëkurës
-
Aktualitet18 hours ago
Drejtuesit ekzekutivë e kanë filluar karrierën e tyre si bashkëpunëtorë/Ja arsyeja pse
-
Life Style21 hours ago
Vikrami fut në kurth Shivain dhe Anikën/ Çfarë do të ndodhë sot në Bixhoz me dashurinë
-
Aktualitet22 hours ago
Melisa dhe Xhenet bëjnë aksident/ Ja çfarë do të ndodhë sot
-
Life Style2 days ago
Motori më i fuqishëm i Ferrari-t, me hijeshinë e viteve ’50
-
Kuriozitete2 days ago
10 vendet më sekrete në botë, ku askush nga ne nuk mund të afrohet
-
Fashion2 days ago
Nga mëngjesi në darkë: 5 veshjet që na tregojnë super për 24 orë
sopiqoti
10 Shkurt, 2019 at 5:04 pm
Simbs fjales se urte populore : ” shyqyr qe u martue lala,ti biem te gjithe nga nje gere “.