LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministria e Jashtme përfshihet në skandal/ Reagon Rama

10 Shkurt 2019, 14:28, Aktualitet CNA
Ministria e Jashtme përfshihet në skandal/ Reagon Rama

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka bërë publik një skandal të qeverisë shqipater në lidhje me simbolet kombëtare.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se Ministria e Jashtme ka përdorur shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar në ambasadat shqiptare në Itali dhe Serbi

?Skandal: Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar!

E kam denoncuar edhe më parë, e denoncova sërish në Kuvendin e Shqipërisë para deputetëve dhe ministrave të qeverisë, por askush nuk reagoi!?-thotë ai.

Dëputeti i LSI-së shton ndër të tjera se ky veprim është I turpshëm dhe në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe ligjit.

?Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar!

Akt skandaloz, veprim i turpshëm dhe fyerje e rëndë ndaj simboleve kombëtare, shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e ligjit!?-shprehet Luan Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga