LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mahmood shpallet fitues i “Sanremo”, triumfi i tij shoqërohet me polemika

10 Shkurt 2019, 09:53, Lifestyle CNA
Mahmood shpallet fitues i “Sanremo”, triumfi i tij shoqërohet

Mbrëmjen e djeshme është shpallur fituesi i edicionit të 69-të të Sanremos, këngëtari Mahmood. 27 vjeçari dhe kënga e tij ?Solid? ishin një nga më të pëlqyerat e festivalit por aspak favorite përballë Ultimo dhe ?Il Volo?. Vetëm televotimi në fund arriti ta shpallë atë triumfues në kompeticionin më të rëndësishëm muzikor të Italisë.

Kjo ishte hera e dytë që Mahmood, me baba egjiptian dhe nënë italiane, shpallet fitues në ?Sanremo? pasi vitin e kaluar ai u rendit i pari në kategorinë ?Junior?. Në momentin që u thirr emri i tij në skenë, reperi i u shpreh: ?Faleminderit të githëve, kjo ështëe pabesueshme!?. Ndërsa pasi spektakli mbaroi ai tha: ?Unë jam 100% Italian, nëna ime është nga Sardenja, babai im është egjiptian, por unë kam lindur e rritur në Itali.?

Pikërisht origjina e tij egjiptiane shkaktoi shumë diskutime, që kur ai u paraqit si pjesmarrës në festival, e akoma më shumë në momentin që fitoi. Ndër ata të cilët raste të tilla i shfytëzojnë gjithnjë për të thënë diçka, ishte dhe Mateo Salvini, i cili shkroi në Twitter: ?Mahmood?mah?Kënga Italiane më e bukur?!?!?! Unë do kisha zgjedhur Ultimon, ju si mendoni?

Ndërkohë publiku italian duket i ndarë në mendime për sa i përket fitores së tij. Ka nga ata që besojnë se Mahmood ka fituar vetëm për arsye politike dhe përfaqësimi në Eurovizion, ka nga ata që menduan se fitorja i është vjedhur Ultimos, e gjithashtu një pjesë e mirë e fansave mendojnë se është zgjedhje e duhur për shkak se është muzikë internacionale. Ndërkohë polemika për origjinën dhe tekstin e këngës ende qëndron.

Kujtojmë që Mahmood është fituesi i rradhës  pas Ermal Metës, trimfues në edicionin e vjetshëm të ?Sanremos?, i cili vihet në qendër të vëmendjes për shkak të origjinës së tij. Ndërkoë para disa netësh, ishte pikërisht Ardit Gjebrea, i cili me anë të një postimi në Instagram, shfaqi zhgënjimin e tij që reperi ishte mes artistëve big në këtë festival, por ja që ai fitoi.

Lajmet e fundit nga