LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja sa e thjeshtë ishte të mashtroje Philipp Plein dhe t’i vidhje 1 milion dollarë

10 Shkurt 2019, 10:15, Lifestyle CNA
Ja sa e thjeshtë ishte të mashtroje Philipp Plein dhe t’i vidhje

Në fillim të javës, dizajneri Philipp Plein shpërndau ftesat për sfilatën Vjeshtë 2019/Dimër 2020 për Javën e Modës në Nju Jork. Eventi premtonte shumë dhe sikur të mos mjaftonte spektakli ekstravagant, ndër të tjera do të ishte një i ftuar i rëndësishëm: Kanye West.

Por, ç?ndodhi? Një njeri u hoq sipërfaqësues i West, falsifikoi firmën e tij duke qenë se kishte pasur bashkëpunime të mëparshme me reperin, askush nuk e verifikoi dhe si rrjedhojë, Kanye i rremë përfitoi më shumë se 900,000 dolllarë. Philipp Plein nuk i ka konfirmuar këto detaje, megjithëse burime për TMZ e pohojnë një gjë të tillë.

Megjithatë nuk është e pazakontë për Plein që të paguajë kaq shumë për disa minuta këngë. New York Times raportoi në 2015-n se buxheti për një shfaqje shkoi 2.8 milionë dollarë.

 

Si përfundim, Kanye nuk do të performojë në sfilatën e radhës në Javën e Modës në Nju Jork. ?Ishim shumë të entuziasmuar që do të bashkëpunonim me të, por për fat të keq një individ pretendoi se ishte pjesë e ekipit të Kanye-s duke përfituar nga një miqësi e hershme,? konfirmoi Philipp Plein duke theksuar se Kanye nuk do të jetë i pranshëm, megjithëse ai shpreson për një bashkëpunim të ardhshëm.

Më parë, në sfilatat e Philipp Plein kanë performuar Snoop Dog, Fergie dhe Future.

Lajmet e fundit nga