Connect with Us

“Edhe shkollëpak edhe mediokër”/ Vasilit nuk i del e keqja me Ramën

Aktualitet

“Edhe shkollëpak edhe mediokër”/ Vasilit nuk i del e keqja me Ramën

Publikuar

-

Ish ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama 1, Petrit Vaisli ka thënë sot se kryeministri Edi Rama nuk e do dijen, ndaj sipas tij e sulmon universitetin.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se urrejtja e dijës nga Rama është e njëjtë si urrejtja e pisanjosit nda sapunit.

“Shkollëpaku urren dijen ashtu si pisanjosi sapunin !!

Speciet më të egra, që kanë sulmuar universitetin dhe shkencën në shekuj kanë qenë obskurantistët dhe injorantët.Të dy këto kategori i bën bashkë vetëm shkollëpakësia.

Europa u nda shekuj më parë me dhimbje të mëdha nga sulmi i shkollëpakësisë, që e zhyti atë për vite të tëra në prapambetje dhe zymtësi.

Shqiptarëve u ka zënë rrugën sot një shkollëpak, që është ngulur si damkë turpi në karrigen e kryeministrit.

Edhe shkollëpak edhe mediokër gjer në dhimbje, ky sharlatan i rishfaqur nga mesjeta dhe i përzjerë me revolucionin kulturor proletar famëkeq kinez, lufton egërsisht me dijen, me universitetin, me shkencën, me akademinë e Shkencave e gjithçka që lidhet me dijen.”-thotë ai.

Më tej, deputeti i LSI-së shton se urrejtja që Rama ka ndaj dijes është shumë e madhe.

LEXO EDHE:  Foto-Denoncim/ "Një aktakuzë e rëndë për kryeministrin Rama"

“Dija është armiku më i madh i shkollëpakut.

Ai e urren dijen ashtu si një njeri i pistë sapunin.

Ndaj sulmon egërsisht universitetin dhe pedagogët në veçanti sepse kompleksi i inferioritetit, që i vjen prej padijes e ka vënë për fundi dhe po ja merr shpirtin.

Zhuli i meskinitetit dhe dashuria për britmat provinciale, që i shprehin dashuri një idioti kryeministër të paditur, janë ideali i vetëm i këtij profani.

Ky i përzgjedh me kujdes injorantët, që e degjojnë, me qellim që gjysmë truri i tij të duket para tyre i madh në dimensione sa truri i derrit ndonëse mendimet i ka të varfëra sa një derr.

Shqipëri e 2019 nuk është stalla e derrave shkollëpakët, por e njerëzve të zgjuar, punëtore dhe mendjehapur, që refuzojnë rreptë dhe fort që të jetojnë nën brekushet erëqelbur të shkollëpakësisë.”, -shprehet Petrit Vasili./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA dhe Polonia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarak

Publikuar

-

Nga

SHBA dhe Polonia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarak

Shtetet e Bashkuara dhe Polonia nënshkruan të shtunën një marrëveshje për bashkëpunimin ushtarak. Marrëveshja në kuadër të forcave të NATO-s, mundëson që forcat amerikane të kenë qasje për instalime ushtarake shtesë në Poloni.Rreth 4,500 trupa amerikane ndodhen aktualisht në Poloni dhe ky numër do të shtohet me një mijë të tjera, sipas një marrëveshje mes dy vendeve një vit më parë. Në korrik Pentagoni tha se rreth 12 mijë trupa do të largohen nga Gjermania prej të cilave 5, 600 do të stacionoheshin në vende të tjera të Evropës, përfshi Poloninë. Zhvendosja e trupave është në përputhje me kërkesën e Presidentit Donald Trump për të zvogëluar praninë ushtarake në Gjermani. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo po paralajmëron udhëheqësit e Republikës Çeke, Sllovenisë dhe Austrisë se Partia Komuniste e Kinës përbën një kërcënim më të madh të sigurisë sesa ish Bashkimi Sovjetik.

Gjatë vizitës së tij në Evropë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u përpoq të forconte lidhjet dypalëshe në një sërë çështjesh. Ai foli për trazirat në Bjellorusi pas zgjedhjeve të kontestuara dhe embargon e armëve ndaj Iranit. Por kërcënimi nga Partia Komuniste e Kinës dhe infrastruktura e saj e telekomunikacionit ishte temë thelbësore në takimet që zoti Pompeo zhvilloi në Evropë.

“E gjithë bota mund ta shohë qartë tani synimin që ka Partia Komuniste kineze për të përdorur infrastrukturën e telekomit për synime që asnjë sistem tjetër telekomi në botë nuk e bën. Ata po e përdorin si thellësisht të lidhur me aparatin e sigurisë së tyre kombëtare, komunitetin e inteligjencës dhe forcat e tyre ushtarake – të gjitha të dhënat.”

Kina ka hedhur poshtë paralajmërimet e zotit Pompeo, duke thënë se kudo që shkon ai, ai përhapë gjithmonë “viruse politike” dhe informacione të rreme.

Por paralajmërimet për kompaninë Huawei dhe të tjera, tashmë kanë rezultuar të frytshme. Zoti Pompeo ka nënshkruar një marrëveshje të përbashkët me Slloveninë që përjashton kompani të dyshimta nga rrjetet 5G. Eksperti Daniel Kochis me Fondacionin Heritage i tha Zërit të Amerikës se përqëndrimi i zotit Pompeo ndaj Kinës ka ndikim.

LEXO EDHE:  Nga Ylli RAKIPI/Donald J. Trump i kërkon një nder Edi Ramës

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Çfarë po i dhuron kryeministrit të të pasurve viti i tepsisë?

“Udhëheqja e administratës në këtë çështje në veçanti, ka ndihmuar në ndryshimin e prirjes. Mendoj se gjithnjë e më shumë vende do të bien dakord me palën amerikane në këtë çështje mbi përfshirjen kineze në gjeneratën e ardhëshme të telekomunikacionit.”

Ai thotë se tani për tani Rusia përbën kërcënim më të madh ndaj Evropës Qendrore dhe Lindore sesa Kina.



“Kina ende mbetet disi një kërcënim afatgjatë. Rusia për shkak të kërcënimit për veprime ushtarake, për shkak të propagandës, përbën kërcënimin kryesor ndaj rajonit të Evropës Qendrore.”

Ekspertja Heather A. Conley me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare thotë se vendet e Evropës Lindore po përballen me çështje më të ngutshme aktuale sesa kërcënimi nga Kina.

“Kina është një element i rëndësishmën për politikën e jashtme amerikane, por nuk mund të jetë fokusi i vetëm. Duhet të kemi një qasje më të shkathët, shumëdimensionale ndaj këtyre vendeve.”

Gjatë ndalesave në Evropë zoti Pompeo u këshillua me udhëheqësit e atyre vendeve lidhur me zhvillimet dramatike në Bjellorusi.

“Siç u shpreha në Republikën Çeke, duam që njerëzit në Bjellorusi të kenë liritë që ata po kërkojnë, që mendojnë se janë në interesin e tyre më të mirë. Ne i shikuam protestat. Bëjmë thirrje që protestat jo të dhunshme të mbrohen dhe jo të cënohen”, u shpreh kryediplomati amerikan.

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg tha për gazetarët se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian pajtohen se zgjedhet në Bjellorusi nuk ishin as të lira e as të drejta. Ai tha se BE duhe ta bëjë të qartë për udhëheqësin bjellorus Alexander Lukashenko që t’i japë fund menjëherë dhunës dhe ndalimeve arbitrare dhe të lirojë të burgosurit e mbetur./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rëndohet bilanci i viktimave në Kosovë/ Regjistrohen 145 raste të reja me Covid

Publikuar

-

Nga

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 9 viktima si pasojë e koronavirusit dhe 145 raste të reja pozitive.

Gjithashtu bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste.



Numri i rasteve aktive është 3.924. Kujtojmë se dje Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se ka licencuar edhe nëntë laboratore tjerë për kryerjen e testeve serologjike për koronavirusin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Situata kaotike në kufi me Greqinë/ CNA zgjon nga gjumi Lulin

Publikuar

-

Nga

PD nuk hapet, listat hapen

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të PD, Lulzim Basha pas shkrimit të CNA.al ku i bëhej thirrje të zgjohej e të reagonte për situatën në pikat kufitare me Greqinë.

Pak më herë CNA.al shkroi se edhe pse prej katër ditësh qindra qytetarë vuajnë pritjet e gjata në Kakavijë dhe Kapshticë, nga ana e kreut të opozitës nuk kishte patur asnjë reagim.

LEXO EDHE:  E treta e vërteta e Lulit!

LEXO EDHE:  Nga Kastriot MYFTARAJ/ Kryeministri Rama me deklaratën sqaruese e bëri edhe më enigmatike atë se çfarë ka nënshkruar në Trieste

Siç duket, Luli është ndjekës i rregullt i CNA.al dhe menjëherë pas shkrimit reagoi me shpejtësinë e erës.



Përmes një postimi në Twitter ai shpërndau deklaratën e zyrës së shtypit të PD, e cila ka disa orë që ka reaguar. “Njerëz të braktisur nga një qeveri e dështuar”, shkruan Basha bashkëngjitur deklaratës së PD.

Luli zgjohu!/ Në kufi me Greqinë po bëhet nami

LEXO TE PLOTE