LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi- Dy muaj në Morg/ Kërkojnë para për t’i bërë autopsinë

10 Shkurt 2019, 17:19, Aktualitet CNA
Denoncimi- Dy muaj në Morg/ Kërkojnë para për t’i

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale ka bërë publik mesazhin e qytetarit dixhital të ardhur në adresë të tij.

Berisha e quan ngjarjen si një makabritet tjetër i kakistokracisë.

Qytetari dixhital ka denoncuar një vrasje të ndodhur në muajin Prill të vitit të kaluar dhe të gjetjen e kufomës në Dhjetor të 2018-së. Ndërkohë kufoma është sjellë në Tiranë për t?iu bërë autopsia gje e cila nuk ka ndodhur edne sipas tij.

?z.Berisha përshëndetje desha tju bëj të ditur një ngjarje të hidhur që ka ndodhur ne fshatin Zogjë të Dibrës kanë vra një djal 31 vjeç që në prill të vitit 2018 dhe e gjetën në fund të Dhjetorit të 2018 Policia e mori sipas rregullorës dhe dërgoi në Tiranë për ti bërë autopsinë me shpresën që mund të gjendet vrasësi është futur muaji Shkurt dhe autopsia e tij ska mbaruar imagjinoni familjen që ka mort për ditë ata nuk e mbarojn autopsinë se duan lekë ndërsa familja ska lek për bukë ju lutem denonconi këtë problem serioz për familjen e shkretë që e keqja e tyre spaska fund nuk më intereson që denoncimin e bën të njohur apo anonim shpresoj që të bësh diçka?,-shkruhet në mesazhin e publikuar nga Berisha./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga