Connect with Us

Dalin dokumentet e reja/ Zbulohet kompania offshore në shëndetësi

Aktualitet

Dalin dokumentet e reja/ Zbulohet kompania offshore në shëndetësi

Publikuar

-

Një fill i hollë dhe i padukshëm që lidh tre shoqëri holandeze, të cilat kanë administrator dhe zyra të përbashkëta, bashkon dy koncensionet më të mëdha të dhëna nga Shteti në sektorin e shëndetit publik me monopolistin e shëndetësisë private në Shqipëri. Sërish, si në skandalin e D.H.Albania, mburoja e shoqërive offshore përdoret nga biznesmenë shqiptarë për të fshehur nga sytë e shtetit përfituesit e vërtetë të koncensioneve dhe fondeve publike raporton “Shqiptarja.com”.

Deri tani njiheshin vetëm pjesërisht lidhjet ekzistuese mes pronarit të Spitalit Amerikan Klodjan Allajbeu dhe koncesionit PPP për shërbimin e hemodializës të firmosur me Ministrinë e Shëndetësisë me 25 maj 2016 për një vlerë prej 8 miliardë lekë të reja. Por dokumente të reja të zbuluara nga redaksia investigative e Shqiptarja.com nxjerrin në sipërfaqe një lidhje të fshehtë edhe mes këtij koncensioni dhe koncensionit për laboratorët e analizave, një tjetër PPP që për një vlerë 13 miliardë lekë të reja, në prill 2017, u dha privatëve edhe administrimin e analizave të 18 spitaleve publike shqiptare.

Nëse skandali do të konfirmohej nga investigime edhe të institucioneve shtetërore, do të zbulonte ekzistencën e një përqëndrimi pa precedent mes shëndetësisë publike dhe private në duart e një personi të vetëm, e realizuar, ka të ngjarë, duke mashtruar shtetin.

Për të gjetur këtë fill duhet të fluturojmë në Hollandë, në Hagë, në një pallat antik prej 3 katesh në adresën Nassaulaan 2 A. Hollanda u ofron shoqërive një sërë garancish fiskale dhe sekrete që e bëjnë këtë vend në zemër të Bashkimit Europian, të barabartë me një parajsë të vërtetë fiskale: Vetëm në vitin 2016 këtu kanë kaluar ekskuzivisht për arsye fiskale 4500 miliardë euro (4 herë e gjysëm prodhimi i brendshëm bruto i vendit) dhe janë regjistruar 15.000 shoqëri që de fakto janë vetëm në letër. Mes këtyre, tre shoqëri, janë protagoniste të investigimit tonë.

E para quhet AB Laboratory Solution B.V. dhe mban 33 % të konsorciumit që ka fituar konçensionin për Laboratorët privatë (bashkë me shoqërinë shqiptare Labopharma shpk me 41.7% dhe shoqërinë franceze Exalab me 25 %). Shoqëria e dytë quhet Arimo B.V. dhe me 7 nëntor 2016 ka blerë 72.5% të shoqërisë shqiptare Evita, që nga ana e saj kontrollon 85% të shoqërisë shqiptare DiaVita, fituese e konçensionit të hemodializës ( 15% që mbetet e koncensionit të hemodializës është zyrtarisht në duar të Spitalit Amerikan). Shoqëria e tretë holandeze quhet Vendeka European Investiment B.V. dhe është e vetmja që i njihet me qartësi pronari i 100% të aksioneve, Klodjan Allajbeu, administrator dhe ortak i Spitalit Amerikan. Emri i Vendeka-s dhe pronarit të saj është zbuluar rastësisht duke hetuar mbi abuzimet e Tregut Agro Ushqimor të Tiranës: Allajbeu i ka transferuar Vendeka-s, pra shoqërisë së tij në Holandë, aksionet e shoqërisë Agromark, pronare e 33% të Tregut të Tiranës.

Koinçidenca e parë e çuditëshme është se shoqëria Arimo B.V. që kontrollon shumicën e PPP mbi hemodializat dhe shoqëria Vendeka e monopolistit të shëndetësisë private, që sipas Shtetit nuk kanë asnjë marrëdhënie mes tyre, janë të regjistruara në të vërtetë në të njëjtën adresë: Nassaulaan 2 A, 2514 JS, Hagë. Duke rilexuar historinë e Evita-s nuk ka vend për t’u habitur: Në momentin që fiton konçensionin prej 65 milionë euro për administrimin e shërbimit të hemodializës, shoqëria rezulton e regjistruar në mjediset e një ish-gomisterie në Berat dhe ka si ortake të vetme Majlinda Fetiun, e treguar nga media si vajza e xhaxhait të Klodjan Allajbeut. Me 25 maj, Evita firmos kontratën PPP me ministrinë e Shëndetësisë, por historia misterioze e pronares së saj rrezikon të kthehet në një skandal. Dhe kështu me 21 korrik 2016, vetëm dy muaj pas firmosjes së kontratës miliardere, Majlinda del nga shoqëria duke shitur 100 përqind të aksioneve me 30 milionë lekë të reja. Blerësi është një mjek turk i panjohur plotësisht (që blen 27.5% të aksioneve), dhe një biznesmen i fuqishëm farmaceutik që blen 72.5% të Evita-s. Është një superbiznes, por biznesmeni vendos të heqë dorë dhe pa fituar asgjë me 7 nëntor 2016 i shet kuotat e tij me të njëjtin çmim që i kishte blerë, shoqërisë holandeze Arimo B.V. Kush i ka blerë realisht? Në të vërtetë Allajbeu kontrollon vetëm 15% të konçensionit të hemodializës siç i ka deklaruar Shtetit, apo është ai edhe pas kompanisë Arimo B.V. duke kontrolluar kështu 90% të PPP-së?

Por shoqëritë Arimo B.V. dhe Vendeka e Allajbeut në të vërtetë nuk kanë të përbashkët vetëm selinë dhe ish-pronaren. Deri më 17 janar 2017 të dyja shoqëritë holandeze janë administruar nga e njëita shoqëri holandeze, Capita Asset Services. Të njëjtën ditë, në mënyrë të çuditëshme, të dyja ndryshojnë administrator dhe i besojnë administrimin ITPS, një tjetër shoqëri e rëndësishmë holandeze. Dhe pikërisht këtu mbijnë lidhjet me konçensionin e dytë PPP. Në fakt ITPS mes qindra shoqërive që administron, veç Arimo dhe Vendeka, ka edhe AB Laboratory Solution B.V. që është gati për të firmosur kontratën PPP për konçensionin e laboratorëve të analizave të të gjithë vendit. Per rreth tre muaj tre kompanitë (Arimo, Vendeka dhe Ab Laboratory Solution) punojnë me ITPS si administrator i përbashkët. Me 15 mars 2017 AB Laboratory Solution ndryshon administrator dhe emëron Luisa Cinzia Ramasso. Me 30 mars edhe Arimo B.V. ndryshon administrator dhe emëron të njëjtën administrator të AB Laboratory, Luisa Cinzia Ramasso. E habitshme është se e gjitha kjo bëhet 10 ditë pas lajmërimit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë të fituesve të konçensionit për laboratorët, e komunikuar zyrtarisht më 20 mars 2017. Në muajt e ardhshëm dy shoqëritë do të kenë të përbashkët edhe një administrator të dytë, Tamara Alexandra Eleonora of Koppen.

Pra dy shoqëritë holandeze që kanë njëra 33% dhe tjetra 85% të dy konçensioneve kryesore të shëndetësisë shqiptare, kanë të njëjtin administrator. Dhe të dyja në mënyrë direkte ose tërthorazi të çojnë të Klodjan Allajbeu. Një lidhje për të cilën Shteti që i beson konçensionin nuk ka zyrtarisht asnjë informacion.

Prej 25 qershorit 2018 AB Laboratory Solution deklaron se administrator i ri është Kostantinos Karathanos dhe si ortak mazhorance ka shoqërinë shqiptare Pegasus: Nuk dihet nëse ka edhe ortakë minorance dhe eventualisht kush është. Nuk është e qartë as se çfarë ka ndodhur nga dita e firmës së konçensionit deri më sot, as se pse u nevojit një vit gati për të firmosur kontratën. Bile nuk dihet ende ne se koncensioni ka nisur të funksionjë. Biznesmeni Janis Karathano, pronari i Pegasus dhe i shoqërisë së dytë që fitoi konçensionin, Labopharma shpk, ka siguruar, në një deklaratë për median në nentor 2017 se brenda pak kohe shoqëria holandeze AB Laboratory Solution do të dilte nga konsorciumi, gjë që deri tani nuk rezulton të jetë bërë.

Lidhjet mes dy konçensioneve kryesore të shëndetësisë publike dhe monopolistit të shëndetësisë private gjithësesi duken të forta, edhe pse në letrat e paraqitura Shtetit janë mbajtur të fshehta. Edhe këtë herë loja e shoqërive off-shore shërben për të fshehur identitetin e përfituesve të vërtetë të fondeve publike, duke ushqyer dyshime dhe akuza. Tani i takon prokurorisë së rë dhe Autoritetit për Konkurrencën të vërtetojnë lëmshin e lidhjeve dhe të interesave, që në të vërtetë nuk mbarojnë këtu.

Nga ADRIATIK DOÇI

ELTON QYNO

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Kompania që do t’ju paguajë për të pirë birrë çdo të premte  

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Lajm i keq për ju që keni iPhone të vjetër, zbulohet “mashtrimi” që ju bëhet

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: