Connect with Us

“Bleva 8 mijë $ diamant për një ordinere!” Rezart Veleshnja zbulon publikisht tradhtitë e ish-partneres

Aktualitet

“Bleva 8 mijë $ diamant për një ordinere!” Rezart Veleshnja zbulon publikisht tradhtitë e ish-partneres

Publikuar

-

Aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja së fundmi ka bërë publike tradhtinë e ish-partneres.

Veleshnja ka pohuar përmes disa fotove dhe videove të postuara në Insta story se ajo ka pasur paralelisht me të edhe 4 lidhje të tjera.

Si duket Rezarti mllefin që ndjen ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e tij, prej të cilëve ka marrë komente të shumta.

“Turpi nuk njeh kufi mjerë vëllai”, shkruan aktori i “Portokallisë”.

Ndërkohë në një tjetër postim, shprehet: “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, por s’kam ç’bëj me një që mban 4 përnjëherë. Mjerë ai që bën si mjeshtër edhe mendon se e ka vetëm ai!”

Në vijim, Veleshnja tregon se e ka zbuluar cili është personi që i shkon nga pas, ish-it të tij dhe për të thotë: “Hallexhiu që i shkon nga pas, ta dijë ai i mjeri!”

Teksa një nga ndjekësit i shkruan që mos ta vrasë mendjen për të, Rezarti i përgjigjet: “Po ça të bësh kur blen 8 mijë dollarë diamant për një ordinere!”

Veleshnja ka bërë publik edhe emrin e vajzës në fjalë, duke e etiketuar atë pothuajse në çdo foto të bisedave me ndjekësit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Tamponët jepen me racion”/ Spahia thirrje Manastirliut: Merr masa për kite të tjera testesh

Publikuar

-

Nga

“Tamponët jepen me racion”/ Spahia thirrje Manastirliut: Merr masa për kite të tjera testesh

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar me tone të ashpra pas videos së ministrisë së Shëndetësisë me pamjet nga inspektimi në Qendrën Shëndetësore nr. 8 në Tiranë.

Spahia e cilëson propagandë këtë video të ministrisë, ndërsa pretendon se sot u vu edhe njëherë në pah mungesa e vëmendjes ndaj personelit shëndetësor.

“Por realiteti edhe sot i doli më kokëfortë se akrobacitë e propagandës, si për mungesën e vëmendjes ndaj personelit shëndetësor ashtu edhe për tamponë që jepen me racion kur kërkohen, e për qokë sa herë ka rast. Denoncimi që përcollëm pak ditë më parë se në Shkodër jepeshin me racion 5 tamponë në ditë, u duk si rast i izoluar, por nuk është kështu”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Demokrati përmend denoncimim e kryetarit të Konfederatës së Mjekëve të Durrësit dhe atë të Shoqatës së Infermierëve dhe deklaron se këto raste vërtetojnë se situata ka dalë jashtë kontrollit.

“Sot ndoqa me shqetësim denoncimim e kryetarit të Konfederatës së Mjekëve të Durrësit, që deklaronte se u jepeshin vetëm 15 tamponë në ditë, e ISHP refuzonte t’u jepte më shumë, pavarësisht nevojës shumë më të madhe, e më pas thjesht nuk u përgjigjej telefonatave. Akoma më shqetësues ishte denoncimi nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, i rastit të një infermiereje me simptoma prej 4 ditësh, pjesë e ekipit që kishte trajtuar punonjësit me shenja Covid-i të një fasonerie, të cilës nuk i bëhej tamponi!!! Këto janë raste konkrete dhe kanë të bëjnë me sigurinë si të personelit ashtu edhe të qytetarëve.

As edhe njëherë të vetme zonja ministre nuk flet për këtë situatë, ndërsa kryeministri ka hequr dorë dhe është fshehur, qëkur situata i ka dalë jashtë kontrollit! Nuk ka qeveri në planet, që të jetë kaq mospërfillëse për një situatë të cilën e ka krijuar me papërgjegjshmërinë e saj! Një dështim që mban emrin e Edi Ramës dhe të gjithë atyre që në mënyrë militanteske besuan dhe ende besojnë se situata mund të vihet nën kontroll me propagandë! Zonja ministre merr masa  , sepse kjo rritje e përditshme e numrave të të infektuarve, imponon gjurmim serioz të kontakteve, shumë më të larta në stinë pushimesh, se në periudhat e tjera të vitit!”, nënvizon ish-deputeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Masat ndaj Covid/ Nga 1 gushti, Franca bën të detyrueshme mbajtjen e maskës

Publikuar

-

Nga

Franca do të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskës në të gjitha vendet e mbyllura për të frenuar epideminë e koronavirusit.

Gjatë një interviste televizive, presidenti Emmanuel Macron tha se përhapja e Covid në Francë ka shënuar një rritje të lehtë dhe se edhe autoritetet shëndetësore në vend janë shprehur pro vendosjes së detyrimit për të mbajtur maskë.
Gjithashtu Macron bëri me dije se mbajtja e maskës do të bëhet e detyrueshme që nga data 1 gusht.

Macron tha se “Ne duhet të parandalojmë dhe të përgatitemi për një rishfaqje të epidemisë gjatë vjeshtës dhe dimrit”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Të shtënat me armë në Shkodër/ Plagoset pranë banesës, drejtori i Ujësjellësit dhe djali i tij

Publikuar

-

Nga

Të shtëna me armë në Delvinë/ Plagoset një person

Deteja të reja janë zbardhur nga ngjarja e pasdites së sotme në Shkodër ku u raportuan të shtëna me armë.

Mësohet se si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i plagosur, Drejtori i Ujësjellësit dhe Kanalizimeve, Mark Molla dhe djali i tij. Bëhet me dije se Molla dhe i biri, është plagosur afër banesës së tyre.

“Rreth orës 16:00, në lagjen “Mark Lula”, në Shkodër, shtetasi M. P., para banesës së tij, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. M, me detyrë Drejtor i Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij K. M., i ka plagosur të dy me armë zjarri pistoletë. Shtetasi M. M. dhe djali i tij K. M. janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia e Shkodrës dhe strukturat e DVP Shkodër, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje, duke bërë rrethimin e zonës dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit M. P, 43 vjeç, të cilit në momentin e kapjes shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan edhe armën me të cilën ky shtetas plagosi shtetasit M. M. dhe K. M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE