Connect with Us

Vajzat çmendeshin:19 aktorët e vjetër shqiptar që dukeshin si yje Hollywoodi

Kryesore Show Biz

Vajzat çmendeshin:19 aktorët e vjetër shqiptar që dukeshin si yje Hollywoodi

Publikuar

-

 

1.Timo Flloko ka qenë ndër aktorët më të bukur shqiptarë, fama e të cilit shkoi deri në Amerikë ku jetoi për 7 vite dhe arriti të futet në botën e Hollivudit. Timo e nisi karrierën si aktor që 19 vjeç dhe u kthye shpejt në yllin e kinematografisë shqiptare. Ai ka luajtur në filma si “Malet me blerim mbuluar”, “Shtigje lufte”, “Lulëkuqet mbi mure” e shumë të tjerë.

2.I pashëm, me flokë kaçurrelë dhe tipare të errëta, Xhevdet Ferri ka qenë dhe mbetet ndër aktorët më të dashur për publikun. Me rolin e Trimit tek “Përrallë nga e kaluara”, Xhevdet Ferri tërhoqi vëmendjen e të gjithë vajzave. Ai ka luajtur edhe në shumë filma të tjerë të njohur si “Delegacioni”, “Koha e kometës”,  “Treni niset në 7 pa 5” e të tjerë.

3.Po ashtu edhe Gëzim Rudi ka qenë dikur fiksimi i vajzave. Aktori me flokët kaçurrela kishte një pamje shumë tërheqëse dhe vazhdon ta ketë edhe sot e kësaj dite. Ai ka luajtur në filma të njohur si “Hije që mbeten pas”, “Muri i gjallë”, “Një ditë nga një jetë” e shumë të tjerë.

4.Teksa aktorët e mësipërm kishin pamje mesdhetare, Viktori Zhusti ishte një bukuri krejt tjetër. Vajzat çmendeshin pas syve bojëqielli të Viktorit i cili edhe sot e kësaj ditë vazhdon të jetë një aktor shumë tërheqës. Viktori Zhusti ka luajtur në filma si “Malet me blerim mbuluar”, “Kur xhirohej një film”, “Nëntori i dytë” etj.

5.Edhe Andon Qesari ka qenë ndër aktorët më të pashëm shqiptarë. Pamja e tij karakterizohej nga shikimi i vrëngët dhe burrëror. Ai ka mbi katër dekada në skenë dhe ekran duke luajtur në shumë filma ku përmendim “Gjurma”, “Pylli i lirisë”, “Tela për violinë”.

6.Nuk mund të harronim as Alfred Bualotin, një nga aktorët më simpatik shqiptarë i cili e filloi karrierën me rolin e Vlashit në filmin “Pylli i lirisë”. Edhe sot e kësaj ditë Alfredin e thërrasin Vlashi dhe ndonëse kanë kaluar shumë vite, ai mbetet një burrë i pashëm. Ndër filmat e tij më të njohur janë “Njeriu me top”, “Dy herë mat”, “Tela për violinë”.

7.Në këtë listë bën pjesë edhe aktori i njohur i skenës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare, Gjergj Lala. Gjergji ka luajtur në filmat “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Gjurmë në kaltërsi” e shumë filma të tjerë shqiptare e italianë.

8.Shumë simpatik ka qenë edhe aktori Ardian Cerga, i njohur për rolet në filmat “Pranvera s’erdhi vetëm” apo “Mësonjëtorja”. Ardiani edhe sot e kësaj dite mbetet ndër aktorët më tërheqës dhe shumë të pëlqyer sidomos nga gjinia femërore.

9.Aktor tërheqës ka qenë dhe mbetet edhe Mevlan Shanaj. Dikur ishte shumë i pëlqyer nga vajzat, por edhe sot të gjithë habiten që ai është tek të 70-tat pasi vazhdon të duket i ri dhe shumë energjik. Mevlani ka luajtur në filma shumë të njohur si “I teti në bronz”, “Malet me blerim mbuluar”, “Pranvera s’erdhi vetëm” etj.

10. Artan Imami vazhdon edhe sot të jetë një burrë shumë i pashëm. Artani ka luajtur në filma të njohur shqiptarë si “Me hapin e shokëve” apo “Nata e parë e lirisë”.

11.Ndër aktorët e vjetër simpatikë shqiptarë është edhe Reshat Arbana i cili numëron mbi 35 role në kinematografinë shqiptare. Ndër rolet e tij më të spikaturja janë Samiu tek “Fije që priten”, Prefekti tek “Gjeneral gramafoni”,  e shumë të tjerë.

12.Sot është 75 vjeç, por dikur edhe Rikard Ljarja ka qenë një ndër aktorët më bukurosh shqiptarë. Rikardi ka luajtur në filmat e njohur “Komisari i dritës”, “Duel i hedhur”, Rrugë të bardga” në rolin e Dedës etj, transmeton Xing.al.

13.Ka qenë dhe vazhdon të jetë aktor shumë simpatik edhe Ndriçim Xhepa. Në pamjen e tij dallonin sytë e shkruar. Nriçimi ka luajtur rreth 40 role ku më i njohuri është në filmin “Flutura në kabinën time”.

14.Po ashtu edhe Aleksandër Moisiu ka qenë një aktorët shqiptarë më të pashëm, me një pamje si aktorët e Hollivudit. Aleksandri e zhvilloi karrierën e tij në Austri dhe Gjermani dhe që nga rinia e tij nuk e vizitoi më Shqipërinë.

15.Kristaq Antoniun mund ta krahasojmë lehtë me aktorët turq për shkak të tipareve dalluese.Kristaq ishte me origjinë nga Korça dhe lindi në Bukuresht. Ai ishte aktor, tentor dhe bariton. Kristaqi e kaloi pjesën më të madhe të jetës jashtë vendit por në vitin 1942 u kthye përfundimisht në Shqipëri ku organizoi turne në shumë qytete, transmeton Xing.al.

16.Guljelm Radoja ka qenë po ashtu ndër aktorët më simpatikë, në pamjen e të cilit bie në sy shikimi i mprehtë. Roli i tij i parë ishte ai i inxhinierit të pyjeve në filmin “Gjurma”. Guljelm ka luajtur edhe në shumë filma të tjerë si “Shtigje lufte”, “Gëzhoja e vjetër”, “Flutura në kabinën time, “Mësonjtorja”, “Gjeneral gramafoni”.

17.Nuk mund të harronim as Kastriot Çaushin, aktorin e mirënjohur që edhe sot e kësaj dite mbetet ndër aktorët më të pashëm. Roli i tij më i spikatur është ai i Fatmirit tek “Nusja dhe shtetrrethimi”, por edhe ai i Ilirit në filmin “Shirat e vjetër”.

18.Edhe Xhelal Tafaj ka qenë ndër aktorët më simpatikë të kinematografisë shqiptare. Ai ka luajtur rolin e Antonios në filmin “Tomka dhe shokët e tij” e shumë role të tjera në filma të njohur.

19.Shumë i pashëm në atë kohë ka qenë edhe aktori Zef Bushati i cili ka interpretuar në filmat “Shtigje lufte” në rolin e një kapiteni italian, “Udhëtim në pranvere”, “Shoku ynë Tili”, “Njeriu me top” etj./Burimi:Xing.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

Momenti më i sikletshëm në Hollywood/ Kjo foto e Brad Pitt dhe aktores së njohur po bën xhiron e rrjetit

Publikuar

-

Premiera e filmit më të ri të Tarantinos, “Once upon a time in Hollywood” ka pasur një moment tepër të sikletshëm mes aktorëve të njohur.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është momenti i sikletshëm i takimit të Brad Pitt me Lena Dunham-in.

Fotografëve nuk u ka shpëtuar momenti kur Lena i është afruar për t’i dhënë Brad-it një puthje mes faqes dhe buzëve, e cila me siguri ka qenë një keqkuptim.

Kaq ka mjaftuar që fotoja e tyre të bëjë xhiron e rrjetit dhe të gjithë po diskutojnë momentin e sikletshëm mes aktorëve, të cilët më pas janë ndarë duke u sjellë sikur asgjë e tillë s’kishte ndodhur mes tyre.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Çfarë ndodhi? Ish-gruaja e partnerit të ri të Lady Gaga-s “thumbon” me një mesazh indirekt këngëtares

Publikuar

-

lady gaga perlotet

Prej disa muajsh portalet u “mbushën” me lajmet se këngëtarja e njohur Lady Gaga ishte në një lidhje me aktorin Bradley Cooper. Por së fundmi ajo hodhi poshtë gjithe zërat pasi u fotografua në një darkë romantike me të dashurin e saj të ri Dan Horton, teknik zëri, me të cilin ajo u pa duke u puthur.

Por , ky lajm nuk është pritur mirë nga ish-bashkëshortja e Horton e cila  ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto, përshkrimi i së cilës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

“Poker face”- është përshkrimi i fotos, fjalë të cilat në fakt janë pjesë e këngës së Lady Gaga-s.

Ende nuk dihet nëse kjo ishte thjesht rastësi, apo ish-bashkëshortja e Horton po përpiqet t’i japë një mesazh këngëtares.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Ka ardhur momenti të mbyll këtë kapitull”/ Moderatori i njohur shqiptar largohet nga emisioni i mëngjesit

Publikuar

-

Pas 3 sezonesh të suksesshëm, moderatori i njohur i emisionit “Mirëmëngjes Shqipëri”, Arbër Çepani, ka lajmëruar së fundmi përmes një statusi të gjatë në profilin e tij në Instagram se po largohet nga emisioni.

Ai ka vendosur ta mbyllë këtë kapitull për t’iu dedikuar më shumë sipërmarrjes dhe projekteve të reja televizive.

“3 sezone, 3 vite të jetës time, 1095 ditë përkrah jush çdo mëngjes, nëpërmjet dritares së televizionit…Kanë qene ndër vitet më të bukura të jetës time profesionale dhe personale. Jam munduar me çdo forcë, me çdo frymëmarrje, me çdo energji të jemi edhe zëri juaj edhe zëri i atyre që punojnë çdo ditë për një vend ku ujiten ëndrra dhe vendi nuk i njihte. Falenderoj nga i pari tek i fundit çdo pjesëtar të stafit “Mirëmëngjes Shqipëri”, nga gazetarët tek kameramanët.”-shkruan Arbri.

“Falenderoj drejtorin e programacionit, mikun tim, Rezart Aga që ka besuar gjithmonë tek unë që nga dita e parë. Falenderoj drejtorin e përgjithshëm Z. Thoma Gëllçi, që në ditë jo të lehta lirie fjale si këto që jetojmë, ka respektuar gjithmonë lirinë time të mendimit, duke vërtetuar për të disatën herë, që televizioni publik sot, është më publik se asnjëherë. Falenderoj kolegen Blerinën, që ma bëri shumë më të bukur këtë udhëtim, tani besoj jemi gati të aplikojmë për ndonjë studim mbi “harmoninë midis kolegësh”! Por mbi të gjitha ju falenderoj ju. Dashuria që më keni dhuruar nëpërmjet mesazheve dhe përqafimeve tuaja pas çdo emisioni i ka dhënë kuptim çdo lodhjeje dhe sakrifice. Ka ardhur momenti që të mbyll këtë kapitull të jashtëzakonshëm për mua të emisioneve të mëngjesit, për t’iu dedikuar më shumë sipërmarrjes dhe projekteve të reja televizive. Ju dua shumë. Dhe nga zemra faleminderit”-ka përfunduar ai.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: