Nuk flini si duhet?/ Ja çfarë rrezikoni – CNA
Connect with us

Aktualitet

Nuk flini si duhet?/ Ja çfarë rrezikoni

Publikuar

-

pagjumesi

Rritet rreziku për iktus

Rreziku  i pësimit  të iktusit  lidhet me faktorët gjenetikë, të cilët nga ana e tyre lidhen edhe me faktorët biologjikë, por gjithsesi mungesa e gjumit është një faktor që influencon në raste të tilla. Një studim i bërë së fundmi ka treguar se personat që flenë më pak se gjashtë, orë gjatë natës, kanë katër herë më shumë mundësi për të pësuar iktus.

Rritet rreziku për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare

Gjumi luan një rol kyç në riparimin e kapacitetit mendor si dhe në shërimin e arterieve dhe të zemrës. Si pasojë nëse flini pak gjumë gjatë natës, mund të rrisni rriskun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare kronike.

Ulet imuniteti

Kur flemë, sistemi ynë imunitar prodhon antitrupa të cilat mbrojnë trupin tonë nga sëmundjet e ndryshme, që shkaktohen nga bakteret, viruses dhe infeksionet.  Ndaj, nëse nuk flini si duhet nuk i jepni trupit mundësi për t’u rigjeneruar, në mënyrë që të forcojë sistemin imunitar./CNA.al

Aktualitet

E transferoi vetëm pak ditë më parë/ Blerja e bujshme e Realit nuk mund të luajë asnjë minutë

Publikuar

-

Real Madrid ka qenë mjaft aktiv në merkaton e vers duke afruar në skuadër disa futbollistë me emër, nga të cilët pret që të rikthehet në elitën e futbollit dhe të kërkojë trofetë që i munguan këtë sezon. Megjithatë, merkatoja e bërë ka sjellë edhe probleme në kampin madrilen dhe bëhet fjalë për nënshtetësitë e lojtarëve.

Në Spanjë, çdo ekip ka të drejtë të ketë në listën zyrtare vetëm 3 të huaj, të cilët nuk kanë një pasaportë europiane. Kështu, Zidane ka futur në listën me 25 futbollistë Militaon, Vinicius Junior dhe Fede Valverden. Kjo, ka lënë jashtë dy afrimet e bujshme të verës, ku Kubo dhe Rodrygo nuk mund të luajnë në këto moment as edhe një minutë të vetme me Realin në ndeshje zyrtare.

Sakaq, në Madrid kanë aplikuar për një pasaportë spanjolle për futbollistin Valverde i cili po bën 5 vjet në Spanjë dhe i ka plotësuar të gjitha kushtet. Letrat tashmë janë në proces dhe pritet që vetëm në shtator të ketë një përgjigje, ndërkohë që deri atë kohë, Rodrygo nuk mund të luajë. Ai do të stërvitet normalisht me ekipin e Realit, por do të mbetet pjesë e skuadrës së të rinjve, Real Madrid Castilla.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kriza politike/ Basha takim “kokë me kokë” me Metën

Publikuar

-

By

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me presidentin Ilir Meta.

Mësohet se takimi, i cili ka zgjatur rreth 15 minuta, është zhvilluar në Presidencë.

Po ashtu burimet bëjnë të ditur se pas takimit me Metën, Basha do të zhvillojë një takim me aleatët.

Ende nuk dihen detajet e takimit, por mendohet se në qendër të bisedës është kriza politike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Griezmann e nis keq te Barcelona/ Shokët e “turpërojnë” që në ditën e parë të stërvitjes (video)

Publikuar

-

Nuk janë mbushur as dy ditë nga prezantimi i Antoine Griezmann tek Barcelona dhe shokët e ekipit kanë vendosur ta “turpërojnë” që në stërvitjen e parë francezin për t’i treguar se ka shkuar në një ndër ekipet më të mirë në botë. Gjatë një seance stërvitore, Griezmann ka qenë në katror dhe yjet katalanas ia kanë futur dy herë topin mes këmbëve duke shkaktuar shumë të qeshura.

Transferimi i Griezmann te Barcelona shkaktoi shumë polemika nga ana e Atleticos së Madridit e cila akuzonte katalanasit se kishin vendosur kontakte me francezin pa mbaruar ende kampionati, në një kohë kur “Los Colchoneros” ishin ende në garë për titull.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending