LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga murg budist në modele, kjo është transgjinorja e parë tibetiane

9 Shkurt 2019, 12:40, Lifestyle CNA
Nga murg budist në modele, kjo është transgjinorja e parë

Tenzin Mariko është transgjinorja e parë modele e Tibetit.

Por, përpara se të ishte një transgjinore, Mariko ishte një murg budist, i cili u mbyll për rreth 10 vite në një tempull për të gjetur identitetin e tij të vërtetë.

Lindur mashkull, Tenzin Ugen, Mariko ka edhe 6 vëllezër të tjerë dhe prindërit e saj mbërritën në Indi në vitet 1990 për t?u vendosur në Bir, Himachal Pradesh.

Ajo ka shpjeguar se të rritesh me 6 vëllezër në një familje tradicionale tibetiane nuk ka qenë kurrë e lehtë, por se tashmë e ka lënë të shkuarën pas.

Mariko tha për ?Times of India?:

Jam krenare që jam transgjinorja e parë tibetiane, dhe jo sepse u bëra e famshme, por sepse e di që i kam hapur dyert të tjera sukseseve. Për shumë vite, në atë komunitet fetar, jam ndjerë dy-fish e burgosur: në një trup që ishte i huaj për mua dhe në një jetë që nuk ishte e imja.?
Edhe pse ndihej ndryshe ajo nuk pati guximin të dilte hapur deri në vitin 2014, kur e tregoi identitetin e saj para gjithë botës.

Ish murgu Tenzin u largua nga manastiri, meditimi, lypja, la mënjanë uniformën ngjyrë shafrani, ndërroi emër dhe iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale që e shndërruan në vajzën që është sot.

Lajmet e fundit nga