LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshime në kufijtë e Kosovës/ Haradinaj paralajmëron masa

9 Shkurt 2019, 10:03, Aktualitet CNA
Ndryshime në kufijtë e Kosovës/ Haradinaj paralajmëron masa

Pas deklarimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, se nuk e njeh kufirin me Kosovën, i është kundërpërgjigjur kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan sot ?Koha Ditore?.

Haradinaj është një nga kundërshtarët më të fortë të opsionit të ndryshimit të kufirit dhe ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime konkrete në funksion të këtij përcaktimi.

Qeveria që ai drejton, nëpërmjet një deklarate i ka vlerësuar deklarimet e një dite më parë të Vuçiçit si kërcënuese, agresive dhe luftënxitëse.

Sipas ekzekutivit, kufijtë janë ndërkombëtarisht të njohur dhe të pranuar, përfshirë edhe ata në Jarinjë dhe Bërnjak, pikëkalime që synohet të përfshihen brenda Serbisë nëpërmjet zgjidhjes për shkëmbim territoresh.

Qeveria ka konsideruar se deklarimet janë të papranueshme dhe paraqesin cenim serioz të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Lajmet e fundit nga