LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mësuesit militantë/ Basha pranon fajin

9 Shkurt 2019, 17:20, Aktualitet CNA
Mësuesit militantë/ Basha pranon fajin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim me studentët dhe pedagogët e Universitetit të Vlorës.

Ai foli rreth problemeve që po has arsimi në Shqipëri dhe tha se ky sektor do të jetë prioritet i Partisë Demokratike duke premtuar se ta çojë në 5% buxhetin për arsimin.

Më tej Basha u shpreh se ky problem fillon që nga sistemi parauniversitar ku janë emëruar militantë si mësues por Basha u shfaq autokritik duke thënë që një gjë të tillë e ka bërë edhe PD-ja më parë.

?Jo vetëm Vlora por të gjithë universitetet në Shqipër i kanë problemet si rezultat i mosfinancimit nga ana e qeverisë. Duke u thelluar me ritme të shpejta pas miratimit të Reformës në Arsim në vitin 2015. Unë kam qenë kundër dhe PD-ja ka qenë kundër ligjit të ri të arsimit. Partia Demokratike po shpalos programin e saj dhe prioritet do të jetë arsimi. 5% është minimalja e financimit në arsim pasi Kosova dhe Maqedonia e kanë 6% sot që flasim. Tani ku çalon arsimi , problem kryesor është arsimi parauniversitar. Nëntë vjeçari dhe Gjimnazi është në kolaps si pasojë e mosfinancimit edhe e militantëve të emëruar si mësues dhe nuk nisi vetëm me këta, e kemi bërë edhe ne një gjë të tillë kemi edhe ne fajet tona patjetër, por sot zotohem që nuk do të përsëritet më i njëjti gabim.Kjo gjë ka shkatërruar arsimin publik në Shqipëri. Rikthimi tek arsimi cilësor kërkon demilitantizimin e arsimtarëve?,-tha ndër të tjera Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga