LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Komisioni i Reformës në Drejtësi “rrëzon" Metën/ Ultimatum KED-së

9 Shkurt 2019, 08:56, Aktualitet CNA
Komisioni i Reformës në Drejtësi “rrëzon"

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të nisë sa më parë nga puna për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese. Një ultimatum të tillë e ka dhënë Komisioni i Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Reformës në Drejtësi. Ky komision ka përgatitur një raport, ku theksin vihet tek puna e KED.

Teksa është ngritur pyetja nëse ky organ duhet të marrë vendime duke qenë se një pjesë e anëtarëve të tij nuk kanë kaluar në sitën e vetingut, Komisioni i Pavarur thekson në raport se diçka e tillë nuk duhet të përbëjë asnjë pengesë. Sipas komisionit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të vijojë punën e tij me plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk e ka thënë akoma fjalën e fundit për një pjesë të anëtarëve.

?Komisioni i Pavarur i ka rekomanduar KPESD: Miratimin sa më parë të rregullores së vlerësimit të kandidaturave për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektor të Lartë të Drejtësisë; Identifikimin qartë në aktet e brendshme të procedurave dhe afateve të shqyrtimit dhe vlerësimit të kandidaturave; Duke konstatuar se në përbërje të KPESD ka anëtarë të zgjedhur të cilët nuk e kanë kaluar procesin e vetingut, Komisioni i Pavarur gjykon se përsa kohë nuk ka një vendim nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, gjyqtarët dhe/ose prokurorët e zgjedhur në KPESD, janë në ushtrim të plotë të funksioneve të tyre?, thuhet në raport. Përmes këtij ultimatumi, Komisioni për Monitorimin e Reformës në Drejtësi rrëzon edhe pretendimet e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.-raporton gazeta Sot.

Kur ishte debati nëse duhej të hidhej shorti për KED, Meta kërkoi nga Kuvendi që të ndryshonte ligji qoftë për procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve, ashtu edhe për funksionimin e organit gjatë një viti. Pra, Meta kërkonte që në ligj të përcaktohej që KED mund të marrë vendime edhe pa kaluar vetingun. Por për Komisionin e Pavarur të Monitorimit, diçka e tillë nuk është e nevojshme.

Lajmet e fundit nga