LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Juristi i njohur i "nxjerr bojën" Spiropalit/ Të japë dorëheqjen

9 Shkurt 2019, 13:51, Aktualitet CNA
Juristi i njohur i "nxjerr bojën" Spiropalit/ Të japë

Sekretari i Çështjeve Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka thënë sot se ministrja për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali duhet të kishte dhënë dorëheqjen sot.

Kjo deklaratë e juristit vjen, pasi ditën e djeshme ministrja nxorri me anë të ERTV prindërit e 13-vjeçares nga qyteti i Kavajës që u përdhunua nga tetë djemë.

Nga studio e lajmeve në Faxnews, Gjata se nëse do të ishim një vend perëndimor Spiropali do të kishte dhënë dorëheqjen tani.

?Nëse ne do të ishim një vend perëndimor, zonja ministre do të duhej të jepte dorëheqjen, pasi ka shkelur ligjet dhe kodin moral, raporti që shoqëria shqiptare ka me turpin, asnjëherë nuk është kaluar vija e kuqe.?-tha ai.

Më tej, juristi shtoi se edhe qytetarët janë kundër veprimi, pasi sipas tij e treguan me anë të qëndrimit kundër saj.

?Ky është një gabim i madh dhe është shumë e rëndësishme që ka reagim popullor kundër saj, çka tregon se edhe qytetarët janë kundër kësaj shfaqje të ulët?,-deklaroi ndër të tjera Çlirim Gjata./CNA.al

Lajmet e fundit nga