LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I gjetën drogë në shtëpi/ Në pranga 33 vjeçari shqiptar

9 Shkurt 2019, 20:28, Aktualitet CNA
I gjetën drogë në shtëpi/ Në pranga 33 vjeçari

Një 33 vjeçar shqiptar është prangosur nga policia italiane, në Riviera në rajonin Liguria të Italisë.

Arrestimi i shqiptarit, identiteti i të cilit nuk është bërë akoma i ditur, ka rënë në pranga pas një kontrolli rutinë në rrugë të bërë nga karabinierët, kontroll i cili ka vijuar edhe në banesën e  tij, pas dyshimeve të policisë.

Mësohet se 33 vjeçarit ju gjetën 200 gram hashash, 11 gram kokainë dhe 12,700 euro pas kontrolleve të bëra nga policët në banesë.

Sipas raportimeve të mediave italiane, arrestimi i tij është bërë ditën e djeshme, por rasti është bërë publik sot në media nga autoritetet policore.

Pas konfiskimit të parave dhe lëndëve narkotike, që u bënë në shtëpinë e 33 vjeçarit, autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të shkuarën e shqiptarit./CNA.al

Lajmet e fundit nga