Connect with Us

Gjonaj kushërirë e Metës/ Presidenti: Të procedohen të gjithë

Aktualitet

Gjonaj kushërirë e Metës/ Presidenti: Të procedohen të gjithë

Publikuar

-

presidenti ilir meta ne lezhe me gazetaret

Presidenti Ilir Meta ka komentuar sot lidhjen e politikanëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve me krimin dhe korrupsionin.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Meta ka komentuar edhe deklaratën e  Kryetares së LSI-së, Monika Kryeadhit për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, me të cilën ajo tha se kreu i shtetit ka edhe lidhje familjare.

I pyetur nga gazetari për këtë gjë, Presidenti u shpreh se çdo person duhet të dalë para drejtësisë, pavarësisht se kush është ai person./CNA.al

Pjesë nga intervista e Presidentit Ilir Meta për Zërin e Amerikës:

Zëri i Amerikës: Edhe njё pyetje e fundit lidhur me temёn e korrupsionit, qё ka dalё kёto dy tre ditё. Nё teori tё gjithё politikanёt i japin mbёshtetje me zё tё lartё luftёs ndaj korrupsionit, por duket se kemi tё bёjmё mё shumё me njё lloj retorike. Po tё shohim reagimin e qeverisё ndaj rasteve qё ka nxjerrё nё pah media pёr korrupsionin, kemi vёnё re njё lloj shfajёsimi ose deri diku njё lloj marrje nё mbrojtje tё personave qё janё tё akuzuar. Po tё njёjtёn gjё vumё re pardje me opozitёn. Nё njё pёrplasje qё pati me ministren e drejtёsisё, pasi ministria e drejtёsisё arrestoi dhe po ndiqen penalisht disa persona qё kanё qenё zyrtarё tё LSI-sё mё parё pёr disa shkelje nё kёtё ministri, kryetarja e LSI-sё goditi ministren e drejtёsisё dhe i mori nё mbrojtje kёta njerёz. Madje nxori edhe emrin tuaj; deri tani, tha, nuk e kam nxjerrё emrin e ministres sё drejtёsisё, pasi ajo ka lidhje familjare me ju. Zonja Kryemadhi kёshtu u shpreh. Si iu duken ju kёto komente? A janё kёto sinjale tё qarta qё politikanёt duhet tё nxjerrin, ndёrkohё qё vendi ka njё problem serioz me korrupsionin?

Ilir Meta: Problemi padyshim qё ёshtё mjaft serioz pёrderisa, e theksoj edhe njё herё, Transparency International e nxjerr tё pёrkeqёsuar dy vitet e fundit vlerёsimin pёr Shqipёrinё. Duhet tё ndodhte e kundёrta. Nё kuadёr tё reformёs nё drejtёsi duhet tё kishte njё frenim, duhet tё kishte njё kujdes mё tё madh nё respektimin e ligjit dhe tё Kushtetutёs, duhet tё kishte njё reagim mё tё shpejtё ndaj rasteve tё qarta dhe ndaj rasteve publike. Unё pёrshёndes çdo procedim, qё bёhet ndaj kujtdo, qofshin edhe raste tё tilla si ajo qё ka ndodhur nё ministrinё e drejtёsisё ditёt e fundit sipas kёtij varianti qё ju po shprehni.

LEXO EDHE:  Meta takim me homologun polak/ “Turistët polakë forcojnë miqësinë mes nesh”

Megjithatё ka disa çёshtje qё janё shumё madhore, sepse çёshtje tё tilla padyshim qё ka dhe do tё ketё. Sepse çdo ditё ka prokurime dhe mund tё ketё edhe shkelje edhe korrupsion. Por ka disa raste ku ёshtё e rёndёsishme tё pёrqёndrohemi mё shumё pёr tё vendosur vёrtet besimin nё funksionimin e shtetit, nё sundimin e ligjit.

Mё konkretisht, unё do tё theksoja faktin skandaloz tё shkeljes sё Kushtetutёs lidhur me dhёnien fuqi prapavepruese pёr shpёrndarjen e dividentit pёr tё kaluarёn, i cili sjell implikime tё mёdha dhe mund tё sjellё edhe pasoja tё mёdha nё tё ardhmen  nё dёm tё interesit publik  dhe nё dёm tё funksionimit normal tё rendit juridik dhe kushtetues nё njё shtet tё sё drejtёs. Apo edhe rasti tjetёr i Unazёs sё re ёshtё njё rast flagrant, ku kemi njё shkelje tё hapur tё tё drejtave tё njeriut, pёrveç fenomenit jo transparent. Nga ana ime prokuroria dhe çdo agjenci ligjzbatuese ka patur, ka dhe do tё ketё mbёshtetjen mё tё plotё por edhe duhet tё tregojё bindshёm se ёshtё jashtё çdo ndikimi politik edhe partiak.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Covid-19/ Ndërrojnë jetë 3 pacientë në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Covid-19/ Ndërrojnë jetë 3 pacientë në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë, testuar gjithsej 634 mostra të marra nga ShSKUK, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive. Gjithashtu, mesohet se ne 24 oret e fundit,3 persona kanë ndërruar jetë per shkak te Covid-19.

Numri total i rasteve pozitive është 15.002 raste nga 61.547 persona të dyshimtë me koronavirus dhe 614 raste të vdekjes.



Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.451 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.937.

LEXO EDHE:  Meta deputet në Korçë?/Starton garën për kryeministër

LEXO EDHE:  Presidenti Meta takon Kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanovcit/ Çfarë u diskutua?

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 14 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Obiliq, Prizren dhe Shtime./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Gjykata e Lartë pranon rekursin e SPAK për çështjen e Luan Dacit

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e SPAK për çështjen e gjyqtarit Luan Daci.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë që kishte pezulluar Luan Dacin nga detyra.

Nga ana tjetër, SPAK kërkon që t’i rikthehet gjyqtarit Luan Daci masa “pezullim nga ushtrimi i detyrës”.

Daci u pezullua pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për “Falsifikim Dokumentash”.

LEXO EDHE:  Përparim Kabo “shuplakë” Metës/ “Je i mbaruar, ke një mal mëkate mbi shpinë”

LEXO EDHE:  Meta takim me homologun polak/ “Turistët polakë forcojnë miqësinë mes nesh”

Sipas SPAK ai ka fshehur shkarkimin nga detyra për paaftësi në punë në vitin 1997./CNA.al



 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-Tenderi 1.2 miliardë euro/ Çfarë do të ndodhë nëse shqiptarët lejojnë koncesionin Milot-Fier

Publikuar

-

Nga

Në fillim të korrikut 2020, CNA.al denoncoi aferën për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Fier.

Ministrja e Infrastukturës Belinda Balluku ka thënë dhe vlerën e cila është 1.2 miliardë euro dhe ka shpallur publikisht garën ndërkombëtare, ndërsa CNA.al zbuloi se fituesi ishte i paravendosur dhe do të jetë një kompani greke.

Vlera e rrugës duket të jetë shumë e lartë nga realiteti i disa koncesioneve të mëparshme, të cilat janë anuluar dhe janë përfshirë në koncesionin e ri. Po ashtu CNA.al zbuloi se fituesi është i paravendosur. ( Lexo këtu)

Rruga 1.2 miliardë euro, Milot-Fier, e gjatë 115 km, ku 62 km janë të përfunduara, është koncesion me fitues të paracaktuar. Ajo është kompania greke GEK Terna.

LEXO EDHE:  Meta ngushëllon familjen e Agur Vrenozit/ Akti i tij një humanizëm i rrallë

LEXO EDHE:  Meta ngushëllon familjen e Agur Vrenozit/ Akti i tij një humanizëm i rrallë

Në lidhje me këtë koncesion ka pasur disa reagime edhe nga ana e Partisë Demokratike, por tashmë çuditërisht ka rënë heshtje.

Por, çfarë do të ndodhë nëse shqiptarët e lejojnë këtë koncesion?

Video më poshtë i shpjegon të gjitha, sesa do të kushtojë ky koncesion në xhepat e secilit.

Tenderi 1.2 miliardë euro/ Sa e bleu Rama heshtjen e Bashës për rrugën Milot-Fier?



Video-Skandali me rrugën 1.2 miliardë euro, Milot-Fier/ Fituesi është paracaktuar

Video-Skandali me rrugën 1.2 miliardë euro, Milot-Fier/ Fituesi është paracaktuar

Denoncimi i CNA.al për rrugën Milot-Fier/ Basha: Tender me 5-fishin e çmimit

LEXO TE PLOTE