LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Takimi me tregtarët/ Tabaku jep alarmin

9 Shkurt 2019, 08:46, Aktualitet CNA
Foto-Takimi me tregtarët/ Tabaku jep alarmin

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shkruan sot se shqetësimi kryesor i tregtarëve, qe vizitoi pranë bizneseve në rrugën e Kavajës dhe në zonën e ?tregut çam? ishte rënia e xhiros dhe e shitjeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se ?Ndërsa vizitoja bizneset pranë rrugës së Kavajës dhe në zonën e ?tregut çam? dëgjoja përherë të njëjtin shqetësim ?Nuk ka njerëz, nuk ka xhiro, nuk ka shitje?. Të dëgjosh këtë shqetësim edhe në një nga zonat më të populluara dhe frekuentuara në qytet dhe të jetë refreni i mungesës ?xhiros? së ngjashëm si tek shitësit e fruta perimeve ashtu edhe tek tregtarët e veshjeve është shqetësuese.

Deputetja demokrate apelon se duhet të luftojmë së bashku për të ndërtuar një qeverisje që është në funksion të qytetarëve, që siguron dhe garanton tregun e lirë dhe mirëqenien.

?Qytetarët prej vitesh janë në kllapinë e frikshme të mos shpenzimeve, të uljes së kursimeve dhe rritjes së çmimeve ndërsa pagat bien. E vetmja rrugë që mund t?i japë hov kësaj sjellje është ajo e uljes së taksave dhe tatimeve ashtu që qytetarët të kenë më shumë për të shpenzuar më shumë. Alarmi që po kumbon gjithnjë e më fortë nga qytetarët dhe shitësit nuk po dëgjohet aspak nga një qeveri e mbyllur në dhomën e koncesioneve, ajo mendon të rrisë taksat për t?i mbytur shqiptarët me to ndërsa gjen në buxhetin e shtetit edhe gramën e fundit për ta koncesionuar.?-thekson Tabaku.

Sipas Tabakut, data 16 shkurt është preludi i kësaj qeverie, dita në të cilën bizneset e mbytura në lista borxhesh dhe gjoba tatimorësh duhet të bashkohen në protestën kundër monopoleve, taksave të larta dhe oligarkisë.

?Në 16 shkurt sipërmarrësit që janë të mbytur nga dhuna e vazhdueshme e taksidarëve, taksat e larta të qeverisë e që përditë shohin se si të ardhurat e tyre bien janë të ftuar në protestë. Për të gjithë ishte dhe është e patoletuershme që miliona euro të shpenzohen për koncesione ndërsa biznesi taksohet dhe mbyllet.

Duhet të luftojmë së bashku për të ndërtuar një qeverisje që është në funksion të qytetarëve, që siguron dhe garanton tregun e lirë dhe mirëqenien. Data 16 shkurt është preludi i kësaj qeverie, dita në të cilën bizneset e mbytura në lista borxhesh dhe gjoba tatimorësh duhet të bashkohen në protestën kundër monopoleve, taksave të larta dhe oligarkisë.?.

Lajmet e fundit nga