LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/Deputetja shkakton “furtunë” pas veshjes së saj në Kuvend

9 Shkurt 2019, 10:33, Lifestyle CNA
Foto/Deputetja shkakton “furtunë” pas veshjes së saj

Ana Paula da Silva është zgjedhur këtë të hënë deputete për herë të parë në Brazil. E njohur si Paulinha, 43-vjeçarja ka shkaktuar së fundmi një furtunë të vërtetë.

Arsyeja është veshja e saj, pasi kishte zgjedhur të shkonte në Kuvend e veshur me një fustan të kuq. Deri këtu nuk ka asnjë problem, por ajo ka ekspozuar më shumë se ç?duhet gjoksin, çka ka sjellë reagime të ashpra në rrjet.

?Daily Mail? shkruan se dikush i shkruante se ajo veshje është e denjë për prostitutat, jo për deputetet. Një tjetër i shkruante se ishte veshur si për festë.

Këto reagime negative e kanë acaruar deputeten e re, e cila është shprehur se të gjithë ata që e kanë fyer, do të paditen dhe çdo kompensim që do të marrë do ta përdorë për bamirësi.

?Mendova se njerëzit do të flisnin për ngjyrën e kuqe, por ata vetëm u përqendruan te gjoksi. Mënyra se si unë vishem është problemi im.

Gratë kanë gjinj dhe unë kam gjinj të mëdhenj, gjithmonë kështu kam qenë? , ka thënë da Silva.

Madje ajo ka shtuar se nuk do të ndryshojë për shkak të rolit të saj si deputete. ?Mesazhi është dhënë, gratë janë në politikë dhe shoqëria duhet të mësohet me këtë. Ka çështje shumë më të rëndësishme në Kuvend për të diskutuar?, tha ajo.

Ana Paula da Silva para se të bëhej deputete, ka qenë kryebashkiake e një qyteze.

 

Lajmet e fundit nga