LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e 4 policëve në Durrës/ Apeli ul dënimin për Dritan Dajtin

8 Shkurt 2019, 15:52, Aktualitet CNA
Vrasja e 4 policëve në Durrës/ Apeli ul dënimin për

Gjykata e Apelit pranë Krimeve të Rënda ka pranuar gjykimin e shkurtuar dhe ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Dritan Dajtin.

Gjykata e Lartë e pati dënuar Dajtin me ?Burgim të përjetshëm?, ndërsa Apel ka dhënë dënimin me 25 vite burg për të.

Dritan Dajti u arrestua në vitin 2009 për vrasjen e katër policëve, gjatë një aksioni nga forcat policore në plazhin Iliria qytetin e Durrësit.

Kujtojmë që Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të vrarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009.

Kjo ndodhi në momentin kur efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dritan Dajtin, i cili ishte në kërkim, pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë./CNA.al

Lajmet e fundit nga