LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vdekja e adoleshentit/ Zbardhen detaje të reja

8 Shkurt 2019, 09:24, Aktualitet CNA
Vdekja e adoleshentit/ Zbardhen detaje të reja

Një 14-vjeçar ka ndërruar jetë para se të mbërrinte në spitalin e Vlorës.

Sipas mjekëve i mituri mund të ketë humbur jetën si pasoje e një intoksikimi të mundshëm.

Djali ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në orën 05:00.

Nga prindërit e tij mësohet si i mituri ishte në gjumë dhe dyshonin se mund të ishte helmuar.

Ata kanë thënë se P.Petritaj nuk ka pasur asnjë sëmundje dhe se nuk kanë parë shenja dhune te trupi i djalit.

Ndërkohë, polica po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa pritet të përfundojë ekspertiza për të dhënë të plotë shkaqet që kanë çuar në humbjen e jetës të 14-vjeçarit./CNA.al

Tragjike/ Mbërrin i vdekur në spital 14-vjeçari

Lajmet e fundit nga