Connect with Us

Tronditet Cristiano Ronaldo/ Nëna e tij vuan nga kjo sëmundje e rëndë

Aktualitet

Tronditet Cristiano Ronaldo/ Nëna e tij vuan nga kjo sëmundje e rëndë

Publikuar

-

Ai është futbollisti më i famshëm në botë por dhe një ndër sportistët më të paguar. Në jetë ka nga ato gjëra, të cilat as paraja nuk i ble dot, siç është shëndeti.

Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka bërë deklaratë tronditëse për televizionin portugez, në të cilin ka zbuluar momentin delikat që po kalon me shëndetin e saj. Më konkretisht, ajo është diagnostikuar me kancer në gjirin tjetër, pasi kjo sëmundje i kishte prekur edhe në organin tjetër të njëjtë, para rreth 12 vitesh.

Lufta e saj bëhet tashmë e dyfishtë, në përpjekje për ta mposhtur sëmundjen e rëndë. “Kam kryer ndërhyrje kirurgjikale edhe në gjirin tjetër në Madrid, kam bërë radioterapi dhe tani po luftoj për jetën”, – tha ajo.

Pas këtij rrëfimi, nëna e yllit portugez nuk dëshiroi të jepte më shumë detaje, duke shtuar se “askush nuk di asgjë për operacionin e dytë”.

Ky është një lajm shumë i rëndë për Cristiano Ronaldon, duke ditur sa shumë është i lidhur ai me nënën e tij. /CNA.al

Aktualitet

Duhet mbushur arka/ Juventusi nxjerr në shitje tre emra të mëdhenj

Publikuar

-

Pas një vale blerjesh, te Juventusi po mendojnë edhe për merkaton në dalje.

Bardhezinjtë kërkojnë që të rigjenerojnë të ardhura dhe sipas mediave italiane, kanë nxjerrë në merkato 3 futbollistët e parë.

Bëhet fjalë për Gonzalo Higuain, Joao Cancelo dhe Mario Mandzukic, me treshen që nuk bën pjesë në planet e Maurizio Sarrit për sezonin e ri.

Sulmuesi argjentinas është afër firmës me Romën. Mbrojtësi i djathtë pëlqehet nga Manchester City, ndërsa për kroatin ka një interes nga Evertoni. Nga shitja e tyre, Juventus pretendon që të përfitojë rreth 80-100 milionë euro.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dikur ishte ikona e Real Madridit/ Tani rrezikon 4 vite burg

Publikuar

-

Raúl González Blanco, ikona e Real Madridit dhe trajneri aktual i Real Madrid Castilla, është një hap larg që të gjykohet për krim ekonomik dhe do të vazhdojë të hetohet për paaftësi paguese, përvetësim dhe krim të koorporatave. Sipas gazetës “El Mundo” në vitin 2008 ka falimentuar një nga kompanitë e tij për të shmangur borxhin. Ai rrezikon nga një deri ne katër vite burg nëse shpallet fajtor për krime ekonomike.

Gjyqtarët urdhëruan që procesi kundër tij të vazhdoj. Kompania “Aurantia” pretendon nga Raul një borxh prej 7.17 milionë euro, duke përjashtuar interesin, për një investim të dështuar në një projekt për energjinë e rinovueshme në Cádiz.

Ata e akuzojnë atë për zbrazjen e kompanisë së tij të aksioneve të “Europa Scar Sport (ESS)” për të kursyer borxhin. Deri tani, legjenda e Madridit ka pohuar se nuk ka kryer parregullsi. “Aurantia” gjithashtu ka denoncuar vëllanë e tij Carlos Redondo dhe nënën e tij, Maria Luisa Blanco, të cilët ai i quajti administrator të ndërmarrjes së falimentuar pas transferimit të aseteve në kompani të tjera.

Ai është legjendë e Realit të Madridit, me 228 gola në 550 ndeshje, ndërsa ka shënuar 44 gola në 102 takime me përfaqësuesen e Spanjës. Por përpara ligjit të gjithë janë të barabartë dhe Raul do të mbaj përgjegjësi nëse shpallet fajtor.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tronditet Kukësi, Valdet Rama largohet për arsyen e çuditshme

Publikuar

-

Nga

Kukësi përmbylli sezonin e tashmë ka plot 6 futbollistë pa kontrata. Ata janë Valdet Rama, Besar Musolli, kapiteni Ylli Shameti, Simon Rrumbullaku, Stivi Frashëri e Ardian Cuculi. Të gjithë këta futbollistë të Kukësit janë mjaft të lakmuar në merkato e ofertat në drejtim të tyre nuk kanë munguar.

Kjo listë me gjashtë emra ndahet në dy kategori, të afruar rishtazi po me shumë potencial si Valdet Rama, futbollistë stabël si Simon Rrumbullaku, Stivi Frashëri e Ardian Cuculi, e emblema si kapiteni Shameti dhe ndihmëskapiteni Musolli.  Kur për një pjesë të mirë prej tyre klubi ka besim se do qëndrojnë, e kundërta ndodh me ish-yllin e Kombëtares Valdet Ramën, shkruan “Panorama Sport”.

LARGIMI

Sulmuesi 31-vjeçar ishte një nga afrimet më të mira në emër dhe potencial i të gjitha kohërave te Kukësi, aq sa dhe pse lojtari kishte më shumë se një vit pa luajtur, i gjithë opinioni sportiv në vend e trumbetoi me të madhe afrimin e tij te Kukësi. Dhe pse Rama vetë nuk pranoi të prezantohej më si “yll” dhe me shumë bujë, ai zgjodhi të punojë në fushë. Dhe ia doli.

Për diçka më tepër se një muaj ai arriti të debutojë me Kukësin, e më pas punoi duke luajtur 10 takime në Superiore e duke shënuar 2 gola. Luajti 4 takime në Kupën e Shqipërisë ku shënoi 1 gol e dy në Kupat e Europës. Pra, dhe pse kishte më shumë se një vit pa luajtur, ai e arriti shpejt formën fizike dhe performoi mjaft mirë te Kukësi, ku në pak kohë u bë një prej shtyllave të ekipit. Kontrata e Ramës ishte 6 muaj me të drejtë rinovimi për një vit me Kukësin, por nga burime të sigurta pranë lojtarit, gazeta mëson se ai nuk do të jetë më pjesë e Kukësit për sezonin e ri. Nuk do të rikthehet më te Kukësi.

Gazeta mëson ekskluzivisht dhe arsyen se pse 31-vjeçari është krisur me klubin. Rama është paguar korrektësisht me data dhe çdo gjë sipas kontratës deri në momentin e përfundimit të Kupës së Shqipërisë. Ai ka pasur një bonus prej 5 mijë eurosh për të marrë nga Kukësi si pasojë e fitimit të Kupës së Shqipërisë, të cilën nuk e ka marrë. Ky veprim i pakoordinuar dhe i papaguar në kohë përmes drejtuesve të klubit ka bërë që futbollistit t’i mbetej hatri dhe të mendonte largimin. Kjo jo për shumën, por për gjestin.

Tashmë mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë, por një rikthim i Ramës duket i pamundur. Në adresë të 31- vjeçarit kanë ardhur disa oferta mjaft interesante nga Gjermania, Kroacia, Kazakistani e Katari, madje dhe nga klube të tjera shqiptare, sidomos prej dy ekipeve të kryeqytetit, të cilat mbeten për t’u vlerësuar nga Rama dhe menaxheri i tij. Drejtori Nexhipi është angazhuar për të negociuar me sulmuesin e krahut, por do ta ketë mjaft të vështirë ta bindë.

LEXO TE PLOTE