Connect with Us

Takimi në Korçë/ Rama “kërcënon” studentët

Aktualitet

Takimi në Korçë/ Rama “kërcënon” studentët

Publikuar

-

Kryeministri Rama gjate takimit me studentet ne Korce

Kryeministri Rama po zhvillon sot një takim me një grup studentësh në Korçë.

Gjatë këtij takimi Rama nuk i ka kursyer sulmet ndaj pedagogëve, të cilët i ka etiketuar me terma të tillë si “sharlatanë”.

Ndërsa për problemet me të cilat përballen sot studentët, bëri përgjegjës universitetin, duke hequr përgjegjësinë nga vetja. “Qeveria nuk është përgjegjëse për organzimin e brendshëm të universitetit. Qeveria i ka njohur autonominë ̣Është liri në vendimmarrje dhe përgjegjësi, por lirinë e duan për vete, përgjegjësinë ja lënë qeverisë. Ne duam që student një herë në vit të bëjnë vlerësimin e pedagogëve”-tha ndër të tjera Rama.

Ndërsa pasi sulmoi pedagogët, Rama nuk u kursye as ndaj studentëve. Ai tha që tani do marrin fjalën studentët, por sigurisht më parë i paralajmëroi që mos “shajnë”, përndryshe gjithcka do e marrin mbrapsht.

LEXO EDHE:  Rama i shkon Metës në zyrë, nis takimi kokë më kokë

“Mund të merrni fjalën, por mos shani. Nëse shani, sigurisht do të merrni përgjigjen mbrapsht, sepse këta na e ka mësuar jeta online”.-tha Rama.

Mesa duket Ramës nuk i pëlqejnë të vërtetat që studentët ja thonë në sy, dhe në këtë mënyrë duket se po i paralajmëron që mos thonë asgjë që nuk do i pëlqente kryeministrit tonë dhe ai të zhvillojë rehat i qetë fasadën dhe show-n e radhës./ CNA.al

“Sharlatanë që i keni në qafë”/ Rama sulmon ashpër pedagogët  

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndryshimet kushtetuese/ Paralajmëron Krasniqi: Do ketë reagim të ashpër ndërkombëtar

Publikuar

-

Nga

Ndryshimet kushtetuese/ Paralajmëron Krasniqi: Do ketë reagim të ashpër ndërkombëtar

Analisti Afrim Krasniqi, ka ironizuar ndryshimet kushtetuese që u miratuan ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve.

Analisti tha se sot u ndryshua Kushtetuta dhe u bëmë vendi i parë në histori që e bëjmë online këtë ndryshim dhe vendi i parë në Europë që e bën këtë gjatë pandemisë.

Krasniqi paralajmëroi një reagim të ashpër ndërkombëtar ndaj personave që morën nismën për ndryshimet kushtetuese.

“Ata që e morën këtë nismë, janë në dijeni se do ketë reagim të ashpër ndërkombëtar dhe ai nuk ka ardhur akoma,” theksoi ai në emisionin “A Show”, ndërsa renditi dy arsyet se përse po e bën kryeministri Edi Rama këtë.

LEXO EDHE:  Shqipëria e Lulit dhe Shqipëria e shqiptarëve/ Milionat e eurove përballë varfërisë ekstreme

LEXO EDHE:  Shkodra shpalli “non grata” Ramën

“E para, sepse mandatet e dyta nuk kanë qenë të suksesshme, nuk ka reforma, nuk ka bilanc. Në këto rrethana, e vetmja mënyrë për të mbijetuar është të shpikësh klauzola për të siguruar avantazh në tavolinë. Skenari i dytë është për ta çuar skemën në ekstrem dhe më pas qeveria do të kërkojë ndaj ndërkombëtarëve diçka në shkëmbim të tërheqjes,” nënvizoi analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama i frikësohet humbjes, por nga sistemi nuk na heq dot/ Tabaku: Jo ndryshime të njëanshme

Publikuar

-

Nga

Rama i frikësohet humbjes, por nga sistemi nuk na heq dot/ Tabaku: Jo ndryshime të njëanshme

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka komentuar ndryshimet kushtetuese që janë miratuar nga Komisioni i Ligjeve. Me moderatoren Sonila Meço në Tempora”, Tabaku përsëriti  se kryeministri Edi Rama ka frikë nga humbja e zgjedhjeve dhe për këtë po kërkon të ndalojë koalicionet.

“Marrëveshja e 5 qershorit ishte një dakordësi. Ne nuk na heq dot njeri nga sistemi. Është e vërtetë që ishte një mënyrë për t’i ulur palët në tavolinë për të diskutuar.

Ajo që u arrit në 5 qershor nuk është një reformë e plotë që i jep zgjidhje çështjeve kryesore, por më mirë se sa të bëhej më shumë, u gjykua se prekja e disa e elementëve do të ishte e rëndësishme për kriteret e integrimit.

Ndryshimet duhet të jenë me konsensusin e të gjithave palëve, por jo ndryshimet e njëanshme të kushtetutës. Kjo është e papranueshme”, tha Tabaku. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pipero “hap zemrën”/ “Me bashkëshorten jam njohur në Spitalin Ushtarak, babai i saj më gjurmoi”

Publikuar

-

Nga

Pipero hap zemrën/ “Me bashkëshorten jam njohur në Spitalin Ushtarak, babai i saj më gjurmoi”

Mjeku shumë i dashur për publikun Pëllumb Pipero, ka hapur sot zemrën dhe ka folur përtej shëndetësisë.

Pipero ka treguar sot se si është njohur me bashkëshorten e tij Mimoza, me të cilën ka një vajzë dhe një djalë, konkretisht Genardën dhe Marion.

“Moza menaxhon një kompani farmaceutike të cilën e kemi krijuar shumë herët, por tani për shkak të konkurencës është dobët po shkon drejt mbylljes dhe më vjen keq. Ajo bashkë me vëllain tim e kanë menaxhuar. Ndryshe nga unë ajo ka mbaruar dy fakultete farmaci dhe drejtësi, por punon si menaxhere. Të gjitha gratë në natyrën e tyre janë të rralla. Ajo është vlonjate nga Kuçi i Vlorës.

Ne skrapalinjtë kemi shumë tradita, shumë zakona dhe ajo i ka përballuar me shumë kujdes sidomos ardhjen e shumë miqve, ndënjtja në shtëpi, pavarësisht kushteve. Ka rritur dy fëmijë të mrekullueshëm, por më ka qëndruar edhe mua mbi kokë dhe në krah për t’u bërë sot Pëllumbi që është sot i mirë. Ajo ma ka shtruar, ma ka bërë të lehtë të gjithë jetën që unë të jem më shumë i njerëzve, i qytetarëve sesa i familjes” , u shpreh infeksionisti në emisionin “Rudina”.

LEXO EDHE:  Shkodra shpalli “non grata” Ramën

LEXO EDHE:  Të gjithë të lumtur me ikjen e Fatmir Xhafajt

Më tej ai rrëfeu se me bashkëshorten janë njohur në Spitalin Ushtarak dhe babai i saj që punonte në të njëjtin vend i kishte gjurmuar të dhënat.

“Jemi njohur rastësisht në Spitalin Ushtarak në punë, nuk ka qenë e thjeshtë ta bindja edhe pse në atë kohë mora një lloj fame. Ajo kishte një pozicion të përkohshëm aty, shkollën e mesme e ka mbaruar për infermieri dhe në pushimet e shkollës punonte në spital. Të gjithë në atë kohë kemi qënë nevojtarë, ndihmonim familjet, edhe punonte edhe vazhdonte shkollën. Ka qënë shumë simpatike dhe shumë e shkathët. I ati punonte në Spitalin Ushtarak dhe ajo ishte shumë e lidhur me atë, pa lejen e tij ishte e pamundur të komunikoje. Ai gjurmoi të dhënat e mia dhe dola me biografi të pastër.” / CNA.al

LEXO TE PLOTE