Aktualitet
Skandal në Korçë/ Rama nuk lejon studentët në takim

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët e Korçës. Mirëpo ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet socilae ka publikuar mesazhin e ardhur nga një student i Universitetit të Korçës.
Sipas Berishës, Korça ndodhet në shtetrrethim. Më tej ai e ka quajtur kryeministrin Rama si frikacak që shkon në takim me ftesa dhe ndalon studentët të futen në takim.
“Korça ne shtetrrethim!
Studenti dixhital denoncon:
Frikacaku takim me ftesa,
Ndalon studentet te futen ne takim!
Lexoni denoncimin e studentit dixhital. sb
Pershendetje zoti Berisha! Jemi disa studente te Universitetit te Korces dhe nuk na lejojne te futemi ne takim me zotin Kryeminister. Korca eshte ne shtetrrethim nga narkopolicia . Mbledhja eshte me ftesa , po mos jesh i majte nuk lejohesh. Te uroj shendet zoti Berisha”,-shkruan Berisha./CNA.al


Është zhvilluar sot seanca në Gjykatën e Apelit e cila shqyrtoi ankesën e Bashkisë për rrëzimin e Masës së Sigurisë së Shkallës së Parë, në lidhje me ndërtimin e një impianti për prodhimin e asfaltobetonit, në zonën në Pezë Helmës.
Padia është ngritur nga banorët e zonës, pasi sipas tyre shkakton një dëm të konsiderueshëm mjedisor dhe Apeli sot ka vendosur në favor të tyre, duke rrëzuar kështu kërkesën e kryebashjkiakut Veliaj.
Avokati Altin Goxhaj, në një postim në rrjetet sociale shkruan se Gjykata e Apelit vendosi sot në favor të shëndetit të fëmijëve, përkundër presionit të Veliajt, i cili sipas tij po përdor Vettingun për të shantazhuar kudo dhe në çdo nivel çdo gjykatës!
“Tani në ora 13:30 kishim seancën e Gjykatës së Apelit e cila shqyrtoi ankesën e Bashkisë për rrëzimin e Masës së Sigurisë së Shkallës së Parë! Sot Drejtësia ishte në udhëkryq:
Nga një anë është e drejta dhe shëndeti i fëmijëve të Pezë Helmësit
Nga ana tjetër ishte presioni i Mafies Soros së Lali Plehrit që përdor Vettingun për të shantazhuar kudo dhe në çdo nivel çdo gjykatës!
Sot fitoi SHËNDETI I FËMIJËVE dhe humbi përsëri LALI PLHERI!
Në fakt fitoi drejtësia që mungon kaq shumë!!!”-shkruan ndër të tjera Altin Goxhaj./ CNA.al
Bashkia e Tiranës mashtron qytetarët/ Ndërtoi fabrikën në vend të këndit të lojrave
Video/ Impianti “i vdekjes” në Pezë Helmes pa leje mjedisore

Danilo Alves ka firmosur me ekipin e Okzhetpes Kokshetaus dhe do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin e Kazakistanit. Sinan Idrizi, administratori i deleguar i kubit vlonjat, është prononcuar për “Telesport”, duke zbuluar të vërtetën e kësaj lëvizje.
“Po, kemi gjetur një marrëveshje dhe lojtari do të luajë në Kazakistan. I erdhi një ofertë shumë e mirë financiare dhe dëshironte të luante atje. Kemi biseduar me të dhe kemi gjetur marrëveshjen. Do të jetë lojtari ai që do të paguajë një shifër të caktuar për kartonin e tij”, konfirmon Sinan Idrizi.
Pasi konfirmon marrëveshjen me sulmuesin brazilian, kreu i kuqezinjve lëshon dhe një batutë nga të tijat. “Mos u mërzisni, Danilo do të jetë përsëri në Vlorë në verë. E kemi huazuar në Kazakistan dhe nuk ka ku të shkojë tjetërkund përveçse të kthehet në Vlorë”, përfundon administratori i deleguar i Flamurtarit.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, pasi Policia e Shtetit arrestoi 16 persona, pas protestës së 16 shkurtit.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha bën të ditur se në mesin e të arrestuarve rezulton edhe një 80-vjeçar.
Teksa ndan foton e një të moshuari, Berisha nuk kursen edhe ironinë ndaj Lleshaj, ndërsa e cilëson të moshuarin edhe ‘si të fortin e Lezhës.
“Lleshi arreston ‘të fortin e Lezhës’ 80 vjeçarit ju sekuestrua edhe flamuri si provë materiale”, shkruan Berisha.
-
Life Style52 mins ago
Gjenitë e zodiakut, cilat janë 6 shenjat më të zgjuara të horoskopit
-
Kuriozitete2 hours ago
Kinezët “nxjerrin” Titanikun nga fundi i oqeanit
-
Life Style2 hours ago
E vërteta që nuk duam ta pranojmë: Mediat sociale po bëhen “droga” e re e shoqërisë moderne
-
Kuriozitete3 hours ago
Sytë nga qielli, hëna pritet të japë “spektaklin” më të madh për vitin 2019
-
Life Style6 hours ago
Bixhoz me dashurinë/ Shivai zbulon mashtrimin e Ragnit, ja ç’do ndodhë sot
-
Life Style6 hours ago
Familja Sojer mësojnë se Xhenet është vajza e Arzus, ja ç’do ndodhë sot
-
Aktualitet19 hours ago
Frutat ju shëndoshin apo ju dobësojnë? Ajo çfarë duhet të dini është kjo
-
Aktualitet1 day ago
E frikshme, këto janë arsyet se përse nuk duhet të mbani tapet në shtëpi