LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Shpërthen" ish deputeti socialist/ Rama shërbëtor i Serbisë

8 Shkurt 2019, 13:25, Aktualitet CNA
"Shpërthen" ish deputeti socialist/ Rama shërbëtor i

Ish deputeti i Partisë Socialiste aktualisht Kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima ka thënë se kryeministri Edi Rama është shërbëtor i Serbisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokëdhima shkruan se darka të shtëpia e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit është organizuar nga Rama, për t?i kërkuar kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, që të heqë tarifën 100%.

?Rama është shërbëtor i Serbisë, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste televizive mbrëmë në Prishtinë, tha se darkën te shtëpia e presidentit Hashim Thaçi e kishte organizuar Edi Rama dhe se ai i kishte kërkuar të hiqte taksën për mallrat serbe.?-shprehet ai.

Më tej, kreu i Partisë Zgjidhja shton se Haradinaj i dha përgjigjen e duhur Ramës, kur i tha që të mos ndërhynte në çështjen e brendshme të Kosovës.

?Haradinaj e këshilloi kryeministrin e Shqipërisë që të mos ndërhynte në punët e brendshme të shtetit të Kosovës. Kjo është përgjigja që meritojnë Rama dhe gjithë politikanët antishqiptarë e të korruptuar në Tiranë dhe në Prishtinë. Ata nuk duhet të ndërhyjnë në vendimin e qeverisë së kryeministrit Haradinaj për të taksuar 100 për qind mallrat serbe dhe boshnjake që hyjnë në tregun e Kosovës. Ky është një vendim legjitim i qeverisë së një shteti të pavarur, i cili prej dy dekadash po përballet me agresionin diplomatik dhe ekonomik të Serbisë, që refuzon të pranojë realitetin historik.?-thotë ndër të tjera Koço Kokëdhima./CNA.al

Lajmet e fundit nga