Connect with Us

Shkaktoi tërmet në Kuvend/ Ish-kreu i PD i nxjerr “bojën” Bashës

Aktualitet

Shkaktoi tërmet në Kuvend/ Ish-kreu i PD i nxjerr “bojën” Bashës

Publikuar

-

Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi, i cili rreth një vit më parë shkaktoi “tërmet” me fjalimin që mbajti në Kuvendin e PD, ka reaguar mjaft ashpër në lidhje me vizitën e kryedemokratit Basha në Kukës.

Në një postim në rrjetet sociale, Elezi shkruan se Basha po shkatërron PD-në, ndërsa thekson se nuk ka asnjë arsye për entuziazëm për vizitën e tij në Kukës.

“Si kuptoj keta qe bejne statuse entuziaste per ardhjen e Lulit neser ne Kukes, mire qe se kuptojne se po shkaterron PD dhe te djathten duke shkelur cdo rregull te funksionimit saj, po si harrojne gjerat qe kane te bejne me Kukesin dhe qe i ka genjyer apo tradhetuar sy per sy. “-shkruan Elezi.

Më tej, ai numëron një për një tradhëtitë që sipas tij ka bërë Basha ndaj demokratëve.

Sipas Elezit, Basha “ vjen te takoj qytetare, kur grupin e keshilltaret te djathte refuzon ta takoj qe 3 vjet.

– ne kuvendin e deges (dhjetor 2016) para me shume se 500 demokrateve premtoj se sdo ket pashkpunim me LSI, sot del me krah per mbrojtjen e votes, me ata qe na blen voten ne 2013 (Colja i lsi blue 14%).

LEXO EDHE:  Basha dhe Kryemadhi lënë selitë/ I bashkohen protestuesve

– punoi kunder protestes 31 marsit, dhe kur u arrestuan Kuksianet si ne kohen e komunizmit, ne vend qe te bllokonte kryeministrine dhe te rrezonte qeverine e Rames, shkon e bllokon ca ore rrugen e Vores!!!

– beri thirrje qe gjithe deputet do jene te trau dhe sdo lejojne rivendosen e takses dhe kur trau u vendos ne 17 shtator i braktisi kuksianet per 1300 m2 ambjente te kunatit te “ish-Sheraton”.

Më tej, ish-kreu i PD-së së Kukësit, thekson se “Demokrateve qe besojne se Luli mund te rrezoje Ramen ju falet, ndersa atyre qe e dine mire dhe e kane provuar, turp tju vij per superservilizmin.”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Varianti Delta përhapet në pothuajse të gjitha shtetet amerikane

Publikuar

-

Nga

Varianti Delta përhapet në pothuajse të gjitha shtetet amerikane

Në pothuajse 50 shtetet amerikane po rritet numri i të infektuarve me variantin Delta të koronavirusit. Ndërsa shtohet numri i të shtruarve në spital, vaksinimi duket se ka ngecur në vend. Deri më tani, pothuajse më pak se gjysma e popullsisë së vendit është vaksinuar plotësisht. Mesatarja e infektimeve për periudhën shtatë ditore është mbi 40 mijë raste në ditë, një rritje prej më shumë se 46% krahasur me një javë më parë.

Me rreth 100 milionë amerikanë ende të pavaksinuar, punonjësit e kujdesit shëndetësor po përballen me rritjen e valës së re të infektimve dhe po bëjnë thirrje për vaksinim. Abigail Pimiento është infermiere në pavionin e kujdesit intensiv në Spitalin St. Joseph në Providence.

“Pacientët që kemi janë provë e gjallë, se nëse mundeni, ju lutemi vaksinohuni”, thotë një infermiere.

Në mbarë vendin më shumë se 25 mijë pacientë po trajtohen në spitale për koronavirus. Kryesisht të pavaksinuarit janë ata që po infektohen.

LEXO EDHE:  Rama-Basha, akuza dhe pazare/ Rilindja si shpëtim për Lulin

LEXO EDHE:  Të gjitha vijat e kuqe të Lulit

Brian Parisi nuk është vaksinuar. Ai po lufton me virusin në një pavion të kujdesit intensiv në një spital të Kalifornisë. Por qëndrimi i tij për vaksinimin nuk ka ndryshuar.

“Po prisja që vaksinat të merrnin miratimin e plotë. Nuk e mendoj që do të kishte bërë ndonjë ndryshim”, thotë i infektuari me koronavirus.

Luiziana, Arkansa dhe Florida po përjetojnë ritmet më të larta të infektimeve. Nga 23 mijë infektime dy javë më parë në Florida, ai shtet shënoi 73 mijë raste të premten.

Pavarësisht shtimit të rasteve, mijëra amerikanë morën pjesë në një nga festivalet më të mëdha në botë të muzikës hip-hop në Majami të Floridës.

Problem në rritje është bërë edhe infektimi i të vaksinuarve. Në qytetin Provincetown në Masaçusets, mes 430 rastesh të infektuarish, pothuajse 70% e tyre janë individë të vaksinuar plotësisht. Ekspertët thonë se vaksinimi zbut simptomat për të infektuarit dhe ul rreziqet për jetën./voa

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vora nesër pa energji elektrike/ OSHEE njofton banorët, ja zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nesërme në Vorë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-14:00 në zonat e mëposhtme.

Stakim, 26 korrik

Në kuadër të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 26 korrik gjatë intervalit kohor 09;00-14;00,do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e Bashës/Tërhiqet nga rikandidimi kryetari i PD në Gjirokastër

LEXO EDHE:  Të përndjekurit politikë kërkesë Bashës/ Duam që një prej nesh të kandidojë për deputet

Disa biznese dhe 3 pallate në qendër Vorë

LEXO TE PLOTE

Kronika

Penguan rrjedhjen e lumit Shkumbin/ Pranga të moshuarit në Peqin, procedohet një tjetër

Publikuar

-

Nga

Penguan rrjedhjen e lumit Shkumbin/ Pranga të moshuarit në Peqin, procedohet një tjetër

Një 65-vjeçar është vënë në pranga në policisë në Peqin, dhe një 60-vjeçar është proceduar penalisht.

Ata akuzohen se shfrytëzonin në mënyrë të paligjshme inerte dhe penguan rrjedhën natyrale të lumit Shkumbin.

Të arrestuarit janë shteati me inicialet  E.M., 65 vjeç, banues në fshatin Karinë, Peqin si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi  D.Z., 60 vjeç, banues në Peqin, pasi nē fshatin Bishqem Fushë, Peqin, kanë ndërtuar një rrugë për shfrytëzimin në mënyrë të paligjshme të inerteve duke penguar rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin.

LEXO EDHE:  Basha akuza Metës/ “Tokat e SHPK-së, s’kanë për të pasur më shiun e pushtetit”

LEXO EDHE:  Të përndjekurit politikë kërkesë Bashës/ Duam që një prej nesh të kandidojë për deputet

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXO TE PLOTE