Connect with Us

Sherri mes motrës dhe gruas së Icardit arrin kulmin/ Nuk është çudi që nxjerr kaq shumë foto

Aktualitet

Sherri mes motrës dhe gruas së Icardit arrin kulmin/ Nuk është çudi që nxjerr kaq shumë foto

Publikuar

-

Marrëdhëniet e motrës së Icardit dhe Wanda Narës nuk janë aspak të mira. Këtë herë një tjetër “zënkë” virtuale ka ndodhur mes dy kunatave në rrjetet sociale.

Ivana Icardi ka postuar një foto me vëllain e saj duke u bërë disi nostalgjike për kohët e vjetra. Madje ajo ka thënë se atëherë dashuria ishte aq e madhe pa ditur se sa para kishin në xhepa.

 

Ndërkohë, Wanda ka postuar një foto të Icardit me vajzën e vogël Isabela, për të treguar se në familje e saj ka unitet.

Ndërkohë mediave italiane nuk i’u ka shpëtuar dhe shpërthimi i motrës së sulmuesit argjentinas. Në një mesazh në profilin e saj “Twitter” ajo ka shkruar: “Kur do të ndalë së qënuri një mitomane dhe së treguari botës se vëllai im ka marrëdhënie të mira me vajzën e saj?  Nuk është çudi që nxjerr kaq shumë foto. Marrëdhëniet në familje janë dita-ditës dhe jo një në 1000 vjet”. Ky mesazh shoqërohet dhe me një emoj që tregon se ajo është duke qeshur (ironikisht). /CNA.al

Aktualitet

Shtypi i ditës, 23 korrik 2019

Publikuar

-

Nga

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 23 korrik 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Milot-Balldren, kosti rritet me 44 milion euro”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Meta: Negociatat? Duhen zgjedhje të ndershme”.

“MAPO” hapet me titullin “Nga Teatri tek Astiri, qeveria nuk ndalet në kursin e saj”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Reforma në Drejtësi, palët mbeten të ndara edhe tre vite pas”.

“Shekulli” ka si titull kryesor “Milot-Balldren, kosto e rrugës mund të shkojë 300 milion euro”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Shembja e Teatrit Kombëtar, mobilizohen artistët”.

“RD” ka si titull kryesor “Protestat nuk ndalen. Qytetarët mbrojnë Teatrin, përplasje te Unaza e re”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Plani: Kthim i parave të grabitura”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shqiptarët më të mjerët në rajon/ 28 % e familjeve nuk paguajnë dot ujin dhe dritat

Publikuar

-

Nga

28 për qind e familjeve shqiptare kanë vështirësi në pagesën e faturave mujore, të tilla si uji, dritat, qira etj për gjatë vitit 2018, sipas gjetjeve të Barometrit të Ballkanit të këtij viti.

Anketa që përfshiu familjet në të gjitha vendet e Ballkanit evidentoi se në Shqipëri përqindja e familjeve që nuk përmbushin detyrimet për shlyerjen e  faturave të dritave dhe të ujit është më e madhe se në çdo vend  tjetër, madje edhe më e madhe se në Kosovë, e cila për nga niveli i jetesës është në nivele të krahasueshme.

Madje Bosnja dhe Kosova u renditën ndër vendet me më pak vështirësi për përballimin e faturave mujore përkatësisht me nga  9-17% secila. Në Maqedoni shihet se 19 për qind e familjeve e kanë këtë vështirësi, ndërsa në Malin e Zi 20 për qind e tyre.

Pas Shqipërisë nivelin më të lartë të familjeve që nuk i përballojnë faturat e ka Serbia me rreth 23 për qind të familjeve.

Sipas anketës numri i familjeve në vështirësi për të paguar faturat mujore erdhi në ulje në raport me vitin 2017, por gjithsesi janë nivel shumë më të lartë se mesatarja Rajonale.

Gjetja e anketës materializohet edhe në arkëtimet e OSHE-së, ku për rreth 24 për qind e energjisë që hidhet në rrjet nuk merret asnjë pagesë.

Çmimet e energjisë u rritën pesë vite më parë me rreth 20 për qind. Teksa Shqipëria ka çmimet energjisë për konsumatorët në nivelet më të larta rajonale, i ka të ardhurat për frymë në nivelet më të ulta.

Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë periudhës 2012-2017, të ardhurat për frymë të Shqipërisë u rriten me 700 euro, nga niveli 3300 euro arritën në 4000 euro për frymë.

Rritja më e madhe neto e të ardhurave për frymë ka ndodhur në Malin e Zi. Niveli i tyre, nga 5100 euro në vitin 2012 arriti në 6900 euro në vitin 2017, duke u rritur me 1800 euro. Kjo vlerë ishte gati sa dyfishi i rritjes neto të të ardhurave për frymë se në vendet e tjera të Ballkanit. Më pas, për rritjen më të lartë vjen Maqedonia, të ardhurat për frymë të së cilës u rritën me 1100 euro gjatë 2012-2017.  Gjithashtu Serbia dhe Bosnja raportuan rritje të njëjtë të ardhurash për frymë, me 900 euro për periudhën në fjalë./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Moti në vendin tonë vijon të jetë në kushte të qëndrushme, ndërsa temperaturat pësojnë sërish rritje.

Sipas IGJEUM, në përgjithësi, nuk priten reshje në asnjë prej qarqeve, por ekziston mundësia për ndonjë shtrëngatë gjatë pasditeve është mjaft e vogël, më e mundshme në terrenet malore të qarqeve të Veriut.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 33 °C
në vendet e ulëta: 22 / 35 °C
në vendet malore: 19 / 32 °C

Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve, sidomos në qarqet e Veriut dhe të bregdetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE