LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Robert Papa rikujton Fatos Nanon/ Mesazh të fortë opozitës

8 Shkurt 2019, 14:31, Aktualitet CNA
Robert Papa rikujton Fatos Nanon/ Mesazh të fortë opozitës

Gazetari Robert Papa i ka treguar opozitës se si mund ta largojë kryeministrin Edi Rama me protestën e 16 shkurtit.

Me anë të një videoje, ai ka thënë se urrejtja ndaj Ramës është shumë e madhe, por shton edhe se a ofron shpresë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

?Opozita po organizohet për protestën e 16 shkurtit, do të ishte mirë që data të ishte 20 si atë ditë kur shqiptarët hodhën poshtë statujën e Enver Hoxhës.

Urrejtja është shumë e madhe  dhe shqiptarët nuk durojnë më, Rama e ka mbushur kufirin.

Problem është se a ofron dikush shpresë, a ofron dikush Basha diçka ndryshe apo në Shqipëri duhet të ngjasë si në Kroaci, Rumani, Greqi apo Itali.

Në parlament Berisha shahet me Ramën me fjalë të ndyra dh emirë bën se Rama e meriton, por Berisha duhet të kujtojë se ai me Ramën ndryshuar Kushtetutën dhe këtë nuk ka për t?ja falur asnjë, as demokratë dhe as shqiptarët.?-shprehet ai.

Më tej, gazetari shton se shqiptarët duhet të marrin si shembull protestat në Rumani, Greqi e Itali.

?Në qoftë se doni të bëni demostratë shikoni si bëjnë francezët si bëjnë rumunët se ndryshe do ju kthehet në bumerang dhe kryesorja do të jetë ndryshimi i sistemit zgjedhor, e kishin një mundësi studentët dhe ja kapën  komunistët e qorrit dhe u zbeh një lëvizje që mund të sillte një përmbysje të madhe në Shqipëri.?-vijon Papa.

Ai thekson se krimi ë i madh që i është bërë shqiptarëve është largimi masiv, me shifra që nuk janë regjistruar as në kohën e Skënderbeut.

?Krimi më i madh është largimi masiv i shqiptarëve, rreth 400 mijë vetë janë larguar më shumë se në kohën e Skënderbeut se Hoxha i mbante të mbyllur. Ata që po bëjnë këtë largim të shqiptarëve janë kriminelët më të mëdhenj. Shitja e interesave të shqiptarëve, Rama do të shesë Mitrovicën, të ndryshojë kufijtë.?-deklaron gazetari.

Ai i sugjeron opozitës që të thërrasin të gjitha forcat kundër Ramës  kudo ku ndodhen nëpër botë dhe ta largojnë siç bënë me ish kryeministrin Fatos Nano.

?Këto tre gjëra duhet të shfrytëzoj Basha, duhet të thërras ndihmën e nacionalistëve kudo që nga Kreshnik Spahiu në Brukrsel, Shenasi Rama në Amerikë me qindra e mijëra demokratë nëpër botë do të donin të vinin me dëshirë ama e ta si boks Knockout goditje, dhe jo manifestime si me 1 maj.

16 shkurti mund ta ndryshojë Shqipërinë nëse demokratët do të dinë të sillen mjafton 10, 20 djem nga Shijaku apo Mamurrasi dhe do ta shikoni heroin e Surrelit si do të largohet do të vishet si grua si dikur Nano.?-tha Robert Papa./CNA.al

Lajmet e fundit nga