Connect with Us

Përdhunimi i të miturës/ Berisha akuza të forta qeverisë

Aktualitet

Përdhunimi i të miturës/ Berisha akuza të forta qeverisë

Publikuar

-

sali berisha me gazetare

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj akuzave të një pjese qeverisë ndaj opozitës dhe heshtjes së kryeministrit Edi Rama, për përdhunimin nga tetë djem të 13-vjeçares në shkollën “Rilindja”  në qytetin e Kavajës.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha i ka bërë një analizë kësaj situatë.

Ai shkruan se, ndërkohë që një e mitur përdhunohet Rama hesht sepse sipas Berishës ai është i rrethuar me njerëz përdhunues.

“Kronika e fundit tragjike nga Vjolistani!

Krye kreu dhe qeveria e Narkoshtetit reaguan ndaj përdhunimit kolektiv të nxënëses si në Vjolistan!

Të dashur miq, një ngjarje tronditëse e pashembullt në historinë e vendit ndodhi në shkollën “Rilindja”, Kavajë.

Që nga tetori i vitit të kaluar një nxënëse 14-vjeçare e marrë peng me një video erotike me të dashurin e saj u përdhunua nga një bandë prej 16 vetësh, nxënës shkolle, bashkëmoshatare të saj. Rasti u bë publik nga qytetari dixhital, i cili faktonte se mësuesja, drejtoresha e shkollës, policia kishin fshehur krimin e shëmtuar duke qëndruar në anën e përdhunuesve. Por një qëndrim edhe më të shëmtuar, më kriminal, më imoral ndaj kësaj ngjarje të pashembullt në historinë e vendit mbajti narkoqeveria e Vjolistanit.

Kështu, krye krye kreu i saj, ndonëse ka kaluar një javë që nga krimi që ka tmerruar mbarë shoqërinë, në diarenë e tij të përditshme nuk ka shqipëruar një fjalë të vetme për të mbështetur viktimën dhe dënuar autorët e krimit të shëmtuar dhe aktin e tyre në një institucion shtetëror.

Një heshtje e tillë kriminale nuk mund të mbajë kurrë asnjë zyrtar apo qeveritar në planetin tokë. Por Edvin Kristaq Rama, me heshtjen e tij ka folur më shumë se sa me çdo fjalim të tij koprolalik. Ai nuk foli, nuk dënoi aktin dhe autorët sepse përdhunuesit si Rroshi, Noka, Rraja, Balla janë heronjtë e tij. Ai qëndron gjithnjë në anën e tyre, i bëri deputete, mbi deputete, duke dëshmuar se vet ai është i sojit të përdhunuesve. Ai dëshmon para shqiptareve standardin e tij moral të pistë, katran, si njeri, burrë, prind, zyrtar qeveritar dhe se është thjesht në kryepërdhunues i Vjolistanit.”-shprehet ish-kryeministri.

Demokrati shton se ministrja e Arasimit, Besa Shahini nga na tjetër po ashtu nuk ka bërë asnjë reagim.

“Ministrja e Arsimit me emër shqiptar dhe emër njeriu, nuk ka folur gjer sot asnjë fjalë për të dënuar aktin me horror në historinë e arsimit të Shqipërisë. Me heshtjen e saj kriminale ajo dëshmon standardin kafshëror moral të saj që nuk ka asnjë lidhje me moralin e një njeriu të qytetëruar, vajze, gruaje, motre, nëne shqiptare.

LEXO EDHE:  “E spastruat Shqipërinë nga njerëzit”/ Rama justifikohet me replika nëpër komente

Me heshtjen e saj kriminale, mosdënimin e aktit dhe shprehjen e solidaritetit me viktimën, ministrja e arsimit, ndrikull Shahini meriton të quhet ‘ndrikull përdhunimi’. Ajo tregon se për të dhe Ministrinë që ajo drejton nuk ekziston shkolla, nxënësi, mësuesi, drejtuesi, nuk ekziston edukimi, morali por vetëm përdhunimi. Me këtë heshtje ajo për arsye amorale të ulëta si ministre Arsimi në Vjolistan qëndron në anën e përdhunuesve duke dëshmuar sa ata janë heronjtë e saj.”-thotë ai.

Sali Berisha vijon më tej me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn që siç e thekson në vijim, sipas ish Kryeministrit ai gënjen kur thotë që policia reagoi në kohë.

“Ministri i Brendshëm, Vasal Lleshaj lau duart si pilati me krimin e shëmtuar duke deklaruar se policia bëri korrekt detyrën e saj, paçka se narkopolicia, njëlloj si në Vjolistan heshti dhe mbuloi krimin e shëmtuar së paku për tre muaj rresht. Të bësh një deklaratë të tillë pas një ngjarje makabre tregon shkretëtimin dhe denatyrimin total moral, njerëzor si njeri qytetar, prind, zyrtar dhe meriton të quhesh thjesht ‘Vasal përdhunimi’!”-shprehet deputeti i PD-së.

Në këtë analizë Berisha ka përfshirë edh eministren për Marrëdhëniet me Parlamenti, Elisa Spiropalin, e cila sipas tij di vetëm të shikojë filma.

“Nuk ja vlen të ndalem këtu tek zëdhënësja e Vjolistanit, Spiropali, që në vend të dënimit të aktit horror dhe solidarizimin me viktimën sulmon opozitën dhe tregon filmat e hollivudit për të mbrojtur përdhunuesit, heronjtë e saj, duke dëshmuar se nuk e lidh asgjë në botë me një vajzë, grua, motër, është vite drite larg moralit njerëzor dhe është thjesht ‘zëdhënëse përdhunimi’.

Miq, u ndala në këtë analizë me qëllimin e vetëm për të zgjuar vëmendjen e nxënësve dhe prindërve por dhe mbarë shoqërisë në dorë të kujt janë sot fatet e shkollimit të fëmijëve tanë. sb

ps: Këto ditë në Drenas në Kosove një nxënëse 16-vjeçare u përdhunua nga një polic dhe një mësues. Krimin e shëmtuar e dënoi me ashpërsinë më të madhe me protesta të fuqishme shoqëria civile e Kosovës si dhe Kryeministri dhe zyrtarët më të lartë të saj. Kosova së paku nuk është Vjolistan por reagoi si një vend i qytetëruar.”-shkruan Sali Berisha në postimin e tij./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Historia dhimbshme të vajzës nga komuniteti egjiptian/ Priten surpriza

LEXO EDHE:  Fallsifikatore dhe hajdute/ Ja se si vjedhin bastardet e Bllokut, Rama-Nushi me check-upin!

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Fallsifikatore dhe hajdute/ Ja se si vjedhin bastardet e Bllokut, Rama-Nushi me check-upin!

LEXO EDHE:  Rama kërcënon Bashën/ “Të dielën harroje, shko në plazh”

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: