LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një tjetër rast abuzimi në Kavajë?/ Trondit Klodiana Lala

8 Shkurt 2019, 08:45, Aktualitet CNA
Një tjetër rast abuzimi në Kavajë?/ Trondit Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala, ka bërë një deklaratë tronditëse mbrëmjen e djeshme në emisionin ?Opinion?.

Gazetarja Lala tha se përveç rastit të 13-vjeçares e cila u përdhunua në grup nga bashkëmoshatarët e saj, një tjetër rast abuzimi dyshohet të këtë ndodhur në Kavajë.

Klodiana Lala, referuar informacioneve tha se psikologia e Bashkisë ka ngritur dyshime për abuzim të mundshëm me një vajzë të mitur, prindërit e së cilës janë me probleme të shëndetit mendor.

Psikologia ka ngritur dyshime se vajza mund të jetë objekt abuzimi, por pa patur ndonjë fakt konkret.

Lala tha se policia i ka dërguar informacionet në qendrën e mbrojtjes së fëmijëve për të mësuar nëse ka ndonjë indicie konkrete.

Lajmet e fundit nga