LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në shtet apo në privat?/ Ja ku punojnë bashkëshortet e deputetëve

8 Shkurt 2019, 12:20, Aktualitet CNA
Në shtet apo në privat?/ Ja ku punojnë bashkëshortet e

Gjatë vitit 2018 Instituti i Studimeve Politike zhvilloi një anketim me deputetët e Kuvendit lidhur me kualifikimin e tyre, nivelin e angazhimit politik, vlerësimin për politikën dhe aktivitetin parlamentar, njohjen e rregullores dhe ligjit dhe sugjerimet për përmirësim në të ardhmen.

Deputetët janë pyetur edhe nëse bashkëshorti/bashkëshortja i/e tyre është ka angazhime politike dhe është i/e punësuar në shtet apo privat. Nga përgjigjet rezultoi se një e treta e deputetëve deklarojnë se bashkëshorti/bashkëshortja i/e tyre nuk ka angazhime në parti politike apo poste të ndryshme drejtuese politike, si dhe dy të tretat janë po ashtu jashtë politikës, por në angazhime të ndryshme publike. Vetëm 2.9% e konfirmojnë angazhimin e kundërt.

Në raportin e ISP, thuhet se lidhur me marrëdhëniet e punës, 8,8% e deputetëve deklarojnë se bashkëshorti/bashkëshortja i/e tyre janë të papunë, pra nuk kanë asnjë angazhim kontraktor punësimi në shtet apo në privat.

Lidhur me angazhimet shtet ? privat, rezulton se dominues për bashkëshortët e deputetëve është punësimi në shtet (50%) ndaj 35% në privat.

Punësimi në shtet është tipar i shprehur tek të gjithë deputetët, por me theks të veçantë tek deputetët e mazhorancës, ku përqindja në shtet arrin deri në 70% e të pyeturve, kurse punësimi në privat është kryesisht tregues për një pjesë të deputetëve të opozitës.

Lajmet e fundit nga