LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mosha e pensionit 70 vjeç/ Vasili jep alarmin për fondin

8 Shkurt 2019, 17:39, Aktualitet CNA
Mosha e pensionit 70 vjeç/ Vasili jep alarmin për fondin

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një postim në rrjetet sociale ka komentuar deklaratën e bërë nga ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj, për ta çuar moshën e pensionit në70 vjeç.

Sipas Vasilit kjo është një gjë e rëndë por më e rëndë se kjo është shkatërrimi i Fondit të Pensioneve i cili po shkon drejt një kolapsi të paralajmëruar.

?Mosha 70 vjec dhe fondi pensioneve drejt kolapsit te paralajmeruar.

Qeveria thote,qe shqiptaret do dalin 70 vjec ne pension.

Qeveria nuk e ka problem,qe njerezit te dalin edhe 100 vjec se ngaqe nuk ben vete asnje gram pune nuk i kupton dot njerezit,qe punojne.

Por shume me rende se kjo eshte
shkaterrimi i fondit te pensioneve per shkak te zvoglimit te frikshem te kontributeve.

Qeverise nuk ja ndjen fare per katastrofen dhe kolapsin e fondit te pensioneve qe eshte te pragu i deres.

Qeveria megjithe kryeminister kane merak te zhvasin koncesionet dhe te ikin nga syte e kembet,pa le te bjere ne shesh skema e pensioneve dhe le te mbeten pa buke qindra mijra njerez ne momentin me delikat e me te veshtire te jetes tyre?,-shkruan Vasili në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga