LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Gruas sime ju i hani atë që s’thuhet”/ Rama kërkon falje nga Korça

8 Shkurt 2019, 16:45, Aktualitet CNA
“Gruas sime ju i hani atë që s’thuhet”/ Rama

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një  bashkëbisedim me qytetarët e Korçës ka kërkuar falje për deklaratat që bëri të enjten e kaluar në Parlament.

Duke folur për investimet që janë bërë në atë qytet, Rama u shpreh se qëllimi i qeverisë është fitimi maksimal i qytetarëve.

?Ne nuk e kemi problemin se si të zgjidhemi, por se si të garantojmë që qytetarët të fitojnë më shumë. Ne merremi me si do të fitojmë përsëri që të fitojnë më shumë qytetarët.?-u shpreh ai.

Më tej, ai u kërkoi falje qytetarëve për gjuhën vulgare që përdori në Parlament dhe tha se nëse do të flesh me qenin do të ngrihesh me pleshtin.

?Dua të kërkoj falje për ditën e enjte. Shkojmë në kasollen e qenve dhe një shprehje thotë: Kush fle me qenin ngrihet me pleshtin?,-deklaroi Edi Rama.

Kujtojmë që të enjten e javës së kaluar kryeministri Edi Rama gjatë një debati me ish-kryeministrin Sali Berisha në Parlament ai përdori një gjuhë shumë vulgare.

?Gruas dhe familjes sime ju i hani atë që s?thuhet?-tha Rama në Kuvend./CNA.al

Lajmet e fundit nga