LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklaratat e Vuçiç/ Haradinaj: Të papranueshme dhe luftënxitëse

8 Shkurt 2019, 18:40, Aktualitet CNA
Deklaratat e Vuçiç/ Haradinaj: Të papranueshme dhe

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një postim në rrjetet ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç i cili ka thënë një ditë më parë se nuk i njeh kufinjtë e Kosovës.

Sipas Haradinajt këto deklarata janë të papranueshme dhe paraqesin një cënim serioz të sovranitetit të Kosovës.

Më tej Haradinaj u zotua se do të ndërmarrë të gjitha vepriimet ligjore për të ruajtur territorin e Kosovës.

?Deklaratat e fundit kërcenuese, agresive dhe luftënxitëse të Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, të dhëna dje me datë 7 shkurt 2019 në qytetin e Vranjës, Serbi, se nuk i njeh kufijtë e Kosovës, kufijtë ndërkombëtarisht të njohur dhe të pranuar në Jarinjë dhe Bërnjak, janë të papranueshme dhe paraqesin cenim serioz të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Këto deklarime janë edhe një atak i hapur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

Si kryeministër i Republikës së Kosovës zotohem se do të ndërmarr të gjitha veprimet kushtetuese dhe ligjore me qëllim të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, në përputhje me Deklaratën e Pavarësisë së 17 shkurtit 2008 dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës?,-shkruan haradinaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga