Tri llojet e meshkujve që duhet t’i mbani larg – CNA
Connect with us

Aktualitet

Tri llojet e meshkujve që duhet t’i mbani larg

Publikuar

-

cifcfare nuk duhet te sakrifikosh ne lidhje t rome

Burra që kalojnë nga një ekstrem në tjetrin

Ata janë njerëz që shkojnë nga butësia totale, deri në agresion maksimal, në shumë raste pa ndodhur që faktet të justifikojnë këtë ndryshim. Askush nuk shpjegon kurrë se çfarë ka ndodhur me të vërtetë. Thjesht një ditë ata vdesin nga dashuria për ju dhe ju mbushin me komplimente e përkëdheli, por të nesërmen ju refuzojnë në një mënyrë acidike dhe nganjëherë mizore.

Ata zakonisht janë impulsivë. Pa e ditur si, ne fillojmë të ndiejmë një paqartësi të thellë ndaj tyre. Ne shkrihemi kur na tregojnë anën e tyre romantike, nuk mund ta imagjinojmë një mashkull më të dashur dhe delikat. Ne mendojmë se e adhurojmë dhe se është dashuria e madhe që kemi ëndërruar gjithmonë. Pastaj, kur zgjohet përbindëshi që mbartin brenda, provojmë të kundërtën: refuzimin dhe madje urrejtjen e paqëndrueshmërisë apo frikën sepse na rezultojnë të paparashikueshëm.

Këta meshkuj janë emocionalisht rraskapitës. Ata kanë një konflikt të thellë të pazgjidhur me veten e tyre. Ata janë shumë të vetëqëndrueshëm dhe prandaj nuk marrin parasysh efektet e veprimeve të tyre. Gjëja e sigurt është se ata nuk janë gati të kenë një marrëdhënie emocionale me ju, madje me askënd.

Burra që gënjejnë sepse e kanë zakon

Ka shumë mënyra për të gënjyer. Më e dukshmja është të flasësh për fakte apo situata që nuk kanë ndodhur kurrë. Megjithatë, mënyra të tjera të krijimit të pavërtetësisë, janë të duash të jetosh me dukje, të premtosh dhe të mos përmbushësh, të përshtatesh me rrethanat që nuk janë të përbashkëta.

Gënjeshtari e heq maskën e vet, jo përmes mënyrës se si sillet me ne, por përmes mënyrës se si e bën me të tjerët. Nëse e bën me njerëz të tjerë, pse të mos e bëjë edhe me ne? Gënjeshtrat shpesh nuk janë të lehta për t’u vënë re, sepse ekzistojnë profesionistë të vërtetë të simulimit. Për këtë arsye, është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje mënyrës se si sillen me të tjerët.

Një person që gënjen vazhdimisht, e bën të pamundur besimin në marrëdhënie. Së shpejti do ta gjeni veten duke kryer “hetime” të shumta për ta kapur në flagrancë, ose për të kërkuar nëpër gjërat e tij për të parë nëse ju tradhton. Është e pamundur të ndërtojmë një marrëdhënie të rëndësishme me një gënjeshtar të sëmurë.

Burra që ju bëjnë të ndiheni të frenuar

Ata janë meshkujt me të cilët ndiheni gjithë kohën sikur po ecni mbi vezë. Ata zakonisht janë shumë kritikë për atë që partneri i tyre bën apo thotë dhe madje edhe mënyrën si vishet. Këto karakteristika janë tipike për ata që kanë shumë sukses ose para dhe kërkojnë vetëm një shoqëri që sillet siç dëshirojnë ata.

Ajo që është e sigurt është se gjithmonë ndjeheni të çmuara fillimisht dhe më pas, vlera bie. Mendoni njëzet herë një gjë para se ta thoni; matni shumë mirë mënyrën se si silleni në praninë e tij dhe jeni të tensionuara, nuk mund të jeni spontane. Papritmas ju bëheni një person shumë i heshtur në praninë e tij ose ju flisni, por gjithmonë jini të vëmendshme ndaj shprehjes që ai merr pas fjalëve tuaja.

Në rastet më ekstreme, burrat që kontrollojnë dhe janë narcisistë, bëhen edhe të dhunshëm. Ata besojnë se bota dhe të gjithë njerëzit, veçanërisht partnerët e tyre, duhet të sillen ashtu siç ata dëshirojnë. Ata janë ekspertë në kërcënime, të cilat i kryejnë përmes lojërave të padukshme psikologjike ose shtrëngimeve fizike. Me njerëz të tillë, nuk mund të jesh kurrë e lumtur.

Aktualitet

Apeli i CDU/CSU-së për zgjidhje të krizës/ Meta i gatshëm për bashkëpunim

Publikuar

-

By

ilir meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë nga deputetët gjermanë të CDU/CSU-së për zgjidhjen e krizës në Shqipëri.

Meta e ka përshëndetur qëndrimin e gjermanisë dhe është shprehur i gatshëm të mirpresë angazhimin e Gjermanisë në zgjidhjen e krizës.

Postimi i plotë:

Përsh.&mirëpres angazh. e shprehur të Parl. për zgjidhjen e krizës, duke iu bashkuar thirrjes drejtuar të gjitha pal. politike në, për të marrë përgj. vendimmarr. çështjet që lidhen me stab. demok. në, në mënyrë gjithëpër. & pa përjashtuar asnjë temë.

Shpreh gadishmërinë instit., që në përputhje me kompet. që më jep shkronja ‘gj’ neni 92 i Kushtetutës, të rishikoj Dekretin për caktimin e dt së zgjedhjeve vendore & të dekretoj një datë tjetër për zhvillimin e tyre, në përputhje me vull. e palëve politike.

Garantimi i rendit kushtetues, sigurisë publike, stabilitetit të vendit dhe i zgjedhjeve demokratike, të lira dhe të ndershme janë parime kushtetuese që mbizotërojnë mbi çdo aspekt tjetër formal, përfshirë këtu rishikimin e datës së zgjedhjeve.

Gati për një zgjidhje që i shërben stabil.+demokr. së të vendos në dispo.&mand. tim si President, nëse palët e gjykojnë këtë element si të rëndësi. për një zgjidhje gjithëpërf., që do t’u jepte qytetar. të drejt. për të zgj.&Presidentin me votë të lirë.

Askush nuk duhet të ketë frikë nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë që qëndron në themel të bashkëjetesës demokratike, pa garantimin e së cilës nuk mund t’i çelim as negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Të lutem zoti Meta…”/Këngëtarja shqiptare ka një kërkesë për Presidentin

Publikuar

-

Ajo u bë e njohur nga emisioni “The Voice” në Top Channel ku spikati me zërin e saj. Ana Kabashi ka realizuar disa këngë të cilat kanë rezultuar të suksesshme dhe ka qenë mjaft aktive me intervista dhe emisione të ndryshme.

E ftuar në emisionin “Thumb”  i cili do të transmetohet ditën e shtunë , ka bërë publikisht një kërkesë për Presidentin e vendit Ilir Meta. Ana i ka kërkuar Metës një pasaportë shqiptare pasi sipas saj i plotëson të gjitha kriteret.

“Të lutem zoti Ilir Meta ma bej një pasaportë për mua si artiste pasi të përfaqësoj shumë mirë nëpër botë. Të këndoj di, mirë dukem kështu që…”, ka thënë Ana .

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Çuni i Fahriut kërcënon Ballën/ Do kapen zvarrë ata që kërkojnë shkatërrimin e pluralizmit

Publikuar

-

By

klevis balliu

Ish deputeti i listës Basha, Klevis Balliu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas deklaratave të Taulant Ballës se 30 Qershori nuk preket.

Balliu i është drejtuar Ballës duke shkruar se nuk do të ketë zgjedhje me 30 Qershor.

Ish deputeti ka kërcënuar se do të kapen zvarrë të gjithë ata që kërkojnë shkatërrimin e pluralizmit në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Shërbëtor i krimit dhe trafikantëve Taulant Balla

Na flisni me bindje se në 30 qershor do të ketë zgjedhje në këtë vend.

Taulant, meqënëse po dilni të gjithë si RILINDAS në kor të thoni se do ketë zgjedhje dhe se luan topi .

Po të them këtë.

Nuk ka zgjedhje me një parti.

Nuk ka rikthim të votimeve komuniste.

Ju provojeni të shkatërroni pluralizmin dhe po të them ty, e këtë po ta them troç.

As vetë ju sdo votoni, as ti o Taulant nuk do votosh.

Sepse zvarrë do të kapen ata që po kërkojnë shkatërrimin e pluralizmit në Shqipëri.

PROVOJENI./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:17 - 23 Maj, 2019

Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast...

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet12:42 - 19 Maj, 2019

Alabama ndalon me ligj abortin/ Trump: Jam pro jetës

President i ShBA-së, Donald Trump ka reagaur gjithashtu lidhur me ndalimin e abortit që është bërë në shtetitn e Alabamës,...

Aktualitet09:51 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet, Kosova pengon Gjuriçin/ Serbët mbushin qendrat e votimit

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Veri të Kosovës. Zgjedhje kanë nisur të qeta që në...

Aktualitet08:25 - 19 Maj, 2019

Zgjedhjet në Veri të Kosovës/ Nis votimi

Procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës, ka filluar në orën 07:00 ashtu siç ishte paralajmëruar. Aty votoi...

austria ne zgjedhje te parakoheshme austria ne zgjedhje te parakoheshme
Aktualitet21:59 - 18 Maj, 2019

Video-skandali i zv.Kancelarit/ Kryeministri austriak thërret zgjedhjet e parakohëshme

Kancelari austriak Sebastian Kurz bëri thirrje për zgjedhje të parakohëshme pas dorëheqjes së zëvendës kancelarit, që i dha fund koalicionit...

Aktualitet19:44 - 18 Maj, 2019

Iu zbulua lidhja me rusët/ Dorëhiqet zëvendës kancelari austriak

Zëvendës kancelari i Austrisë Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Vendimi vjen pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche...

Aktualitet16:44 - 18 Maj, 2019

Sherefedin Shehu thirrje demokratëve/ “Mos u bëni viktima të udhëheqësve pa princip”

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqsuesve...

Trending

Read previous post:
Gjermania kundër ndryshimit të kufijve/ Roth: Përpjekje të rrezikshme

Ministri gjerman i shtetit, Michaal Roth është shprehur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan. Në një intervistë për Deutche Welle,...

Close