Connect with Us

Shkrumbohet nga flakët banesa sociale në Shkozë

Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët banesa sociale në Shkozë

Publikuar

-

Një banesë sociale në Shkozë ka marrë flakë. Raportohet se zjarri ka rënë në një apartament në katin e tretë të pallatit.

Zjarri, shkaqet e të cilit nuk dihen ende ka rënë në kuzhinën e banesës.

Banorët e pallatit janë evakuuar të gjithë dhe nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë, zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po mundohen të shuajnë flakë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Surprizon moti/ Ja sa do arrijnë sot temperaturat, nuk do mungojnë as reshjet

Publikuar

-

Nga

Surprizon moti/ Ja sa do arrijnë sot temperaturat, nuk do mungojnë as reshjet

Ditën e sotme parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës fillimisht në Veri-Veriperëndim me intensitet deri mesatar e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën qendrore dhe jugore të vendit.

Sipas SHMU, pas orës 15:00 në zonën Veriperëndimore (qarku Shkodër) reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave, rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike, lokalisht reshje në formën e breshërit.

LEXO EDHE:  Mori vesh se po vinte Policia/ Gruaja i vë flakën kanabisit

LEXO EDHE:  Zjarr masiv në Rrogozhinë/ Flakët "përpijnë" 15 hektarë me ullishte

Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare 5-10m/sek, në orët e mesditës e kryesisht të mbrëmjes era do të fitojë shpejtësi, hera-herës e vrullshme (stuhi ere) kryesisht në zonën veriore deri në 20-25m/sek. Deti i forcës 5-6 me lartësi vale 2.5-4.0 metër.

Me konkretisht temperaturat parashikohen:



zonat malore 12°C deri në 28°C

zonat e ulëta 15°C deri në 31°C

zonat bregdetare 17°C deri në 30°C

LEXO TE PLOTE

Politikë

Murrizi “i përvishet” Bashës/ Po sillet me të njejtën hipokrizi si Rama

Publikuar

-

Nga

“Po ruani menderen tuaj”/ Murrizi mesazh Gjuknurit: Kryetar i këshillit politiko-seksual

Deputeti Muyslim Murrizi ka sulmuar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, lidhur me heshtjen për propozimin e mazhorëncës për hapjen e listave.

Murrizi tha se kjo është një tragjedi, ndërsa ngriti akuza se PD është kthyer në një paradhomë të kryeministrit Edi Rama.



Sipas tij, Partia Demokratike po sillet me të njëjtën hipokrizi si kreu i qeverisë.

LEXO EDHE:  “Nuk mund të rri dot i mbyllur brenda”/ I riu tenton të hidhet nga kati i pestë

“Kjo është një fatkeqësi po janë njëlloj hipokrit si Rama që thotë i kam hap 100 % por mandat i ndaj unë si dua dhe PD që hesht paturpësisht. Rama fton popullin për sondazh dhe jo për votim , për të parë se kush është më i vlerësuari dhe kë respektojnë më shumë qytetarët”, deklaroi Murrizi në Report Tv./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Me kë parti do bënte koalicion po të varej nga ai formimi i qeverisë?/ Përgjigjet Murrizi

Publikuar

-

Nga

Me kë parti do bënte koalicion po të varej nga ai formimi i qeverisë?/ Përgjigjet Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi, ka treguar mbrëmjen e sotme se me kë nga partitë politike do të lidhte koalicion nëse nëse formimi i qeverisë do të varej nga ai.

Murrizi nuk preferoi të zgjedhë konkretisht një parti, por theksoi se me shumë mundësi me forca të djathta.

“Me të parë me të bërë, në politikë kurrë mos thuaj kurrë. Me forca të majta jo, por më shumë me partitë e djathta, nuk ka koalicion me partitë që mbartin mëkate nga pushteti”, u shpreh ai në Report Tv.



Më tej, deputeti foli për draftin që ka propozuar grupi i tij parlamentar, ndërsa tha se nuk është me rëndësi renditja e kandidatëve në listën e partisë.

LEXO EDHE:  “Nuk mund të rri dot i mbyllur brenda”/ I riu tenton të hidhet nga kati i pestë

“Renditja e kandidatëve nuk është fare e rëndësishme, renditja formale në dorëzimin e listës në KQZ le të jetë siç e mendon subjekti politik, pasi kjo nuk ka vlerë para votës së qytetarëve. Pra me votimin e qytetarëve do të ketë një ri-listim të tyre. Jemi të gjithë në garë dhe në listë të hapur. Nëse Myslim Murrizi merr një votë më shumë edhe pse është i renditur i 16-ti ai del i pari dhe merr mandatin, kjo është lista e hapur 100 %. Pragu 3 % nuk ka sens. Në një sistem rajonal nuk mund të bëhet prag kombëtar.  Ne e kemi 1 % që do të thotë se nëse një subjekt politik nuk i merr ato vota, kurrë të mos marrë mandat”, theksoi Murrizi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE