LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Revoltohet çuni i Fahriut/ I bën “gjëmen” Ramës

7 Shkurt 2019, 13:30, Aktualitet CNA
Revoltohet çuni i Fahriut/ I bën “gjëmen”

Çuni i Fahri Balliut, deputeti Klevis Balliu nga foltorja e Kuvendit ka ngritur tonet ndaj kryeministrit Rama, duke hedhur akuza të forta në drejtim të tij.

Deputeti Balliu tha se banorët e Unazës së re kanë tre muaj në protestë dhe Rama nuk merr mundimin t?ju kthejë përgjigje, sepse sipas tij është vetë kryeministri hartuesi i projektit.

?Banorët e Unazës së re kanë tre muaj që protestojnë, 97 ditë gra e fëmijë rrinë në rrugë dhe ky kryeministrër nuk ju kthen një përgjigje. Dhe rasti i parë që ju dha mbrojti një projekt që i ka dalë boja deri në SHBA?-tha Balliu.

Sipas Balliut, ?ky nuk është projekt as i PS, as i ekspertëve, por projekt i Edi Ramës, ashtu si zhgarravinat e tij?.

Më tej, Balliu ka reaguar edhe në lidhje me ngjarjen e rëndë në Kavajë, ku një 13-vjeçare u përdhunua në grup nga disa bashkëmoshatarë të saj.

?I mbushni shkollat me drogë dhe pastaj nga fëmijë bëhen kafshë. Këtu ecin vetëm trafikantët. Pedagogët dhe artistët sulmohen. Nga njerëz bëhen kafshë e bëjnë ato akte primitive.?-tha Balliu.

Më tej, ai foli edhe për cështjen e Klement Balilit, ndërsa theksoi se ?Në dy vjet asnjë aksion nuk bëtë për Balilin, dhe ministri i Brendshëm del e flet për fishekzjarre. Dorëzimin e shisni si operacion, por kush i bëson këto. Shqiptarët nuk janë budallenj?.

Po ashtu Klevis Balliu foli edhe në lidhje me investigimin e Zërit të Amerikës, për të cilin tha se nuk kishte asnjë suprizë, sepse gjithcka është denoncuar nga opozita prej gjashtë vitesh.

?Investigimi i Zërit të Amerikës nuk ishte surprizë për opozitën, sepse kemi gjashtë vite që e themi, por ndoshta ishte surprizë për ndonjë deputet të PS?-tha Balliu.

Balliu e ka cilësuar kryeministrin Rama si një bandit, vendi i të cilit është në burg.

?Kryeministri urdhëron kryeprokuroren që mos nisë hetime, përndryshe do ishte i pari Rama që do dilte para drejtësisë,. Rama është lidhja me krimin e organizuar, është ky që e lidhi PS me krimin e organizuar. Nuk është ofenduese t?i thuash një banditi se Edi Rama bandit. Banditi është bandit, dhe kryeprokurorja duhej ta fusë në burg?-tha ndër të tjera Klevis Balliu./ CNA.al

Lajmet e fundit nga