Connect with Us

Protesta e 16 Shkurtit/ Aleati i Bashës zbardh detajet

Aktualitet

Protesta e 16 Shkurtit/ Aleati i Bashës zbardh detajet

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka foli rreth protestës së 16 Shkurtit të paralajmëruar nga opozita. Ndoka ndër të tjera  u shpreh se nuk bëhet fjalë për të rrëzuar një qeveri dhe për të sjellë një tjetër.

Sipas tij protesta e 16 Shkurtit i kalon përmasat politike.

“E para do të jemi besoj me një shkallë përgjegjësie shumë të lartë, opozita edhe ata që protestojnë. Këtu nuk bëhet fjalë për të rrëzuar një qeveri edhe për të sjellë një tjetër. Por këtë radhë është ndryshe sepse qytetarët janë shumë të pakënaqur dhe do të bëhen të gjithë bashkë. Pati përplasje për rrugën e kombit ku protestuesit me dhunë e zbrapsën qeverinë, protesta për teatrin që e ka penguar prishjen e teatrit, protesta e banorëve të Astirit që zbuloi korrupsionin e madh tek Unaza e Re. Protesta e 16 Shkurtit i kalon përmasat politike, është hera e parë që ka grupe interesi që janë në protestë me qeverinë. Unë them që kjo protestë ka tjetër standard dhe tjetër përmasë nuk do të jetë si me 21 janar. Qeveria është treguar arrogante ndaj qytetarëve dhe jo transparente”,-u shpreh Ndoka nga rubrika “45 Minuta” në Report Tv.

Sipas kreut të demokristianëve protesta nuk do të ketë qëllim dhunën dhe djegjen e isntitucioneve.

LEXO EDHE:  Protestat në Francë/ Juncker anulon vizitën zyrtare

“Ne nuk kemi parë një lider që të ketë një qasje tjetër, gjithmonë e kam parë Bashën nën kostumin e tij si moderator dhe si lider që kontrollon protestën, por këtë herë ai do të jetë protestues. Protesta nuk do ketë për qëllim dhunën dhe djegjen e institucioneve”,-u shpreh aleati i Bashës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Bota

Bombarduesi strategjik i SHBA fluturon mbi kryeqytetet baltike

Publikuar

-

Nga

Bombarduesi strategjik i SHBA fluturon mbi kryeqytetet baltike

Forca Ajrore e SHBA tha se një bombardues amerikan me aftësi bërthamore me rreze të gjatë veprimi fluturoi të mërkurën mbi kryeqytetet e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë.

Fluturimi u bë në shenjë solidariteti me aleatet e NATO-s, mes shqetësimeve të Perëndimit për një shtim të agresivitetit të Rusisë.

Ky mision dërgon një mesazh të qartë se angazhimi ynë ndaj aleatëve tanë të NATO-s është i patundur,” tha gjenerali Jeff Harrigian, komandanti i Forcës Ajrore të SHBA në Evropë dhe në Afrikë.

“Ne jemi këtu së bashku”, tha ai.

Lituania, Letonia dhe Estonia që dikur qeveriseshin nga Moska, janë sot anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Të treja vendet baltike kanë pranuar trupa të NATO-s dhe të SHBA-së në tokën e tyre që nga viti 2014, kur Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës, e cila nuk është anëtare e aleancës.

LEXO EDHE:  Bllokuan rrugën në Unazën e re/ Prangosen tre persona

LEXO EDHE:  Grida Duma i thur lavde Bashës/ Unë e njoh, nuk i lë asnjëherë punët në gjysmë!

Bombarduesi, që fluturoi të mërkurën, është një nga katër avionët e këtij lloji të dislokuar në Norvegji më 22 shkurt, për të operuar në rajonin strategjik të Arktikut për disa javë.

Është hera e parë që ky lloj avioni vendoset në Norvegji. Bombarduesit shoqërohen nga një personel i Forcës Ajrore të SHBA prej 200 vetash.

Norvegjia, anëtare themeluese e NATO-s, ka kufi të përbashkët me Rusinë në Arktik./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me ‘Lëvizjen për Ndryshim’

Publikuar

-

Nga

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me 'Lëvizjen për Ndryshim'

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Report tv, ku ka folur për situtën parazgjedhore.

Ai tha se partia e tij do të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, por do të ketë një bashkëpunim taktik para elektoral me partinë e Jozefina Topallit.

“Unë dhe topalli nuk jemi kaq të mërzitu, ne jemi në komunikimin, kemi pasur takime dhe jemi përpjekur të arrijmë një rezultat, qëllimi ynë është i përbashkët, synimet e njëjtat por vendosëm që të kandidojmë me lista të veçanta.

Ne kemi një marrëveshje do të kemi një bashkëpunim taktik para elektoral, ku gjatë zgjedhjeve do të përpiqemi të mos i prishim punë njëri-tjetrit por ta mbështesim në qarqe sipas rastit”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Publikuar

-

Nga

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ishte i ftuar pasditen e sotme në Report tv, ku mes të tjerave ka komenuar dhe deklaratat e fundit të presidentit Ilir Meta, i cili është shfaqur gjithnjë e më tepër i nervozuar lidhur me zhvillimet elektorale.

Patozi tha se Meta është njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve, por në fakt është më i axhituari.

 “Janë shenja të qarta të një nervozizmi ekstrem, unë nuk e kuptoj arsyen, në fakt e kuptoj, njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve është më i axhituari. Ai s’është në zgjedhje, gruaja e tij është, edhe Lulzim Basha është më i qetë. Pas Ilir Metës është më i nervozuar Sali Berisha. Këta duhet edhe të mësojnë nga politika, një njeri që shfaqet nervoz i tradhëton merakun që ata kanë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, të bëjnë edhe gjoja fundja. Por ne s’na intereson se ne kemi betejën tonë”, tha Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE