Përshkallëzohet kriza/ Franca tërheq ambasadorin nga Italia – CNA
Connect with us

Aktualitet

Përshkallëzohet kriza/ Franca tërheq ambasadorin nga Italia

Publikuar

-

Marrëdhëniet midis Francës dhe Italisë janë përkeqësuar akoma më shumë.

Franca ka vendosur të tërheqë ambasadorin e  saj nga Italia, pas degradimit të situatës.

Ky lajm u bë publik, në një deklaratë për mediat, nga zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Francë, Agnès Von Der Mühll, e cila tha se ky vendim është nxitur nga akuzat e përsëritura dhe sulmet e pabaza të bëra nga pala italiane.

“Interferencat e fundit janë një provokim i papranueshëm. Ata shkelin respektin ndaj zgjedhjeve demokratike”,- u shpreh Von Der Mühll.

Acarimi i marrëdhënieve midis dy vendeve arriti kulmin me lajmin për vdekjen e qindra refugjatëve, që humbën jetën në Detin Mesdhe në muajin janar.

Vdekjet e emigrantëve, e rikthyen te vendimi i Italisë për të ndaluar operacionet e kërkimit-shpëtimit në Mesdhe.

Zëvendëskryeministri italian,  Luigi di Maio, njëkohësisht kreu i Lëvizjes “5 Yjet”, takoi ditën e djeshme përfaqësues të lëvizjes së jelekverdhëve.

LEXO EDHE:  Ambasadori austriak “kryqëzon” Bashën për dhunën në protestë

Ky lajm u bë publik nga Di Maio, në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se era e ndryshimit ka kaluar në Alpe.

“Era e ndryshimit ka kaluar nëpër Alpe. E përsëris: era e ndryshimit ka kaluar nëpër Alpe.”-shkruan ai.

Pas këtij takimi Di Maio dhe  ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini bën një sërë vërejtjesh për dhunën e ushtruar në protesta.

Media franceze Le Monde, raporton se ministri i Brendshëm italian po përpiqet të organizojë një front evropian të së djathtës ekstreme kundër pro-evropianëve, të cilët përfaqësohen nga kreu i shtetit francez.

Ndërsa, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Francë u shpreh se fushata për zgjedhjet evropiane nuk justifikon mungesën e respektit.

“Fushata për zgjedhjet evropiane nuk mund të justifikojë mungesën e respektit për secilin popull apo për demokracinë e tyre”,-tha Agnes Von Der Mehhll./CNA.al

Aktualitet

“Ishte në tunelin e depresionit, por dështuam” / Zanetti rrëfen pengun e karrierës

Publikuar

-

By

Javier Zanetti së fundmi ka folur për legjendarin Adriano, sulmuesin brazilian, i cili tek Interi mund të kishte pushtuar botën, nëse jeta e tij do të ishte më normale.

“Kur mori telefonatën në lidhje me vdekjen e babait të tij, ne kemi qenë në dhomën e zhveshjes. Adriano përplasi telefonin dhe filloi të ulëriste në një mënyrë, që askush nuk mund ta imagjinojë. Unë ende dridhem nga ai rast”, ka deklaruar Zanetti.

“Që nga ajo ditë, Moratti dhe unë e trajtonim si një vëlla të vogël. Adriano vazhdoi të luante futboll, të shënonte dhe t’ia dedikonte golat babait të tij, duke u drejtuar me duar nga qielli, por pas asaj telefonate, asgjë nuk ishte e njëjtë si më parë”.

LEXO EDHE:  Ambasadori austriak “kryqëzon” Bashën për dhunën në protestë

Ish-kapiteni zikaltër pranon se nuk arritën për ta shpëtuar atë si futbollist me potencial të jashtëzakonshëm: “Ne nuk mundëm ta nxjerrim atë nga tuneli i depresionit. Kjo ishte humbja ime më e madhe në karrierë, u ndjeva i pafuqishëm”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Akti kriminal i qeverisë/ Hakmarrje ndaj qytetarëve

Publikuar

-

By

Kryeministri Rama ne takimin e perjavshem te bashkeqeverisjes

Nënkryetari i LSI, Luan Rama e ka cilësuar bllokimin e buxhetit të bashkisë Skrapar si një hakmarrje të ulët dhe akt kriminal ndaj popullit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se “Bllokimi i buxhetit të bashkisë së Skraparit, është një akt kriminal i Qeverisë së Edi Ramës, e cila, përmes kësaj sjelljeje në kufijtë e genocidit dhe të hakmarrjes primitive ndaj fëmijëve që u mbyll kopështet dhe nxënësve që u mbyll konviktin, dëshmon se zbatimi i ligjit dhe dimensioni social, transparenca dhe solidaritet e mbështetja ndaj shtresave në nevojë, për të janë të huaja!”.

Sipas Luan Ramës, primitivizmi dhe hakmarrja kriminale ndaj popullit të Skraparit, është shprehja më e qartë e karakterit antipopullor të kësaj qeverie.

Gjithashtu ai shkruan se kjo qeveri ka në vëmendjen dhe përkujdesjen e vet vetëm grupet kriminale që përdor për vjedhjen e votave, ndërkohë që autoritetet e zgjedhura në qeverisjen vendore dhe skraparlinjtë atdhetarë e patriotë, kërkon t’i nënshtrojë e t’i persekutojë me masa të tilla represioni e hakmarrjeje kriminale!

LEXO EDHE:  Ambasadori austriak “kryqëzon” Bashën për dhunën në protestë

Deputeti i LSI, i jep ultimatum Ramës të lirojë sa më shpejt fondet për këtë bashki.

“Prandaj, sa nuk është vonë, qeveria e Edi Ramës të lirojë fondet e bllokuara padrejtësisht dhe të normalizojë funksionimin në përputhje me ligjin të bashkisë së Skraparit.
Deri sot asnjë qeveri, asnjë pushtues dhe asnjë klan kriminal nuk ia ka dalë t’a nënshtrojë Skraparin e t’i gjunjëzojë skraparlinjtë. Ketë të vërtetë Edi Rama dhe shërbëtorët e tij nuk duhet t’a harrojnë!”-përfundon postimin e tij Luan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Djegia e mandateve/ Basha takim me aleatët

Publikuar

-

By

Pasi grupi parlamentar i Partisë Demokratike votoi sot me unanimitet për djegien e mandateve të deputetëve, mësohet se kryetari i kësaj force politike po zhvillon një takim me aleatët.

Mësohet se në takim janë të pranishëm, kreu i PAA, Agron Duka, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, kreu i PDK-së, Nard Ndoka si dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

LEXO EDHE:  Ambasadori austriak “kryqëzon” Bashën për dhunën në protestë

Gjithashtu kujtojmë këtu se më parë, Basha u takua edhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Kjo e fundit pas takimit nuk dha asnjë deklaratë për mediat./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet09:35 - 18 Shkurt, 2019

 “Kalova nga Tirana”/  Gruevski bën paralajmërimin e fortë

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, i cili aktualisht ndodhet në Hungari, ku ka kërkuar azil politik ka pohuar se arriti...

Aktualitet21:55 - 17 Shkurt, 2019

Paralajmërimi i Thaçit/ Herët a vonë gjenocidi i Serbisë do të ndëshkohet

Presidenti i Kosovës gjatë deklaratës së tij për 11-vjetorin e pavarsisë së Kosovës ndër të tjera u shpreh se marrëveshja...

Aktualitet18:28 - 17 Shkurt, 2019

Kosovë-Serbi/ Kryeministri maqedonas, deklaratë të fortë për ndryshimin e kufjve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nga qyteti gjerman i Mynihu, ku mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Çështje...

Aktualitet13:21 - 17 Shkurt, 2019

Marrëveshje me Serbinë/ Tërhiqet Haradinaj?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit të tijë në seancën solemne për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës është...

Aktualitet12:14 - 17 Shkurt, 2019

Seanca e pavarësisë së Kosovës/ Veseli: Kosova duhet të dëgjojë Amerikën

Sot, me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë Kuvendi i Kosovës  ka zhvilluar seancë solemne, në të cilën merrte pjesë...

sekretari i shtetit amerikan mike pompeu sekretari i shtetit amerikan mike pompeu
Aktualitet11:29 - 17 Shkurt, 2019

Pompeo uron Kosovën/ I përmend reciprocitetin me Serbinë

Sot Kosova mbush 11 vjeç si shtet i pavarur dhe siç është bërë tanimë traditë ka marë urime zyrtare nga...

Aktualitet10:56 - 17 Shkurt, 2019

Aksidenti në Maqedoni/ Zbardhet identiteti i viktimës nga Kukësi

Nata e 13 shkurtit tashmë është shënuar si një natë e zezë për shqipëtarët e Maqedonisë. Si pasojë e një...

haradinaj, kryeminister i kosoves haradinaj, kryeminister i kosoves
Aktualitet10:36 - 17 Shkurt, 2019

11-vjetori i Pavarësisë/ Haradinaj: Pavarësia jeton me ne

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen solemne, me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së vendit,  të drejtuar nga Kryeministri...

Aktualitet21:27 - 16 Shkurt, 2019

Policia shmang sulmet terroriste

Disa zona të Maqedonisë së Veriut kanë shpëtuat nga sulme terroriste të planifikuara nga mbështetës së organizatës famëkeqe ISIS. Lajmi...

hashim thaci dhe aleksander vucic hashim thaci dhe aleksander vucic
Aktualitet21:00 - 16 Shkurt, 2019

Debati për marrëveshjen finale/ Thaçi dhe Vuçiç përballen në Mynih

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë përballur ballazi në qytetin gjerman të Mynihut, në...

trump thirrje kosoves dhe serbise trump thirrje kosoves dhe serbise
Aktualitet19:08 - 15 Shkurt, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Trump bën thirrje për njohje të ndërsjellë

  Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje presidentëve të Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për...

Aktualitet09:57 - 15 Shkurt, 2019

Ulen tensionet me Italinë/ Franca kthen ambasadorin

Këtë të premte pritet që ambasadori i Francës në Itali, Christian Masset të kthehet në Romë. Ministri i jashtëm francez...

dorina bejko, spak dorina bejko, spak
Aktualitet15:37 - 13 Shkurt, 2019

Ngritja e SPAK/ Regjistrohet një tjetër kandidat

Një tjetër prokuror ka aplikuar ditën e sotme për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit. Mësohet se...

tabela ne gjuhen shqipe ne maqedoni tabela ne gjuhen shqipe ne maqedoni
Aktualitet14:24 - 13 Shkurt, 2019

Ndryshimet në Maqedoni/ Tabelat rrugore, edhe në shqip

Ndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë Veriore, siç edhe pritej ka filluar të japë efektet e para në këtë...

emri i ri i Maqedonise emri i ri i Maqedonise
Aktualitet08:41 - 13 Shkurt, 2019

Hyn në fuqi emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut

Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese hynë në fuqi dhe prej ditës së sotme vendi quhet Republika e Maqedonisë së...

Aktualitet08:37 - 13 Shkurt, 2019

Ligji për Gjuhën Shqipë në Maqedoni/ Qeveria miraton grupin e punës

Qeveria në Maqedoni ka miratuar formimin e grupit të punës ndërministror për zbatimin e Ligjit për gjuhët. Mediat bëjnë të...

Aktualitet21:39 - 12 Shkurt, 2019

Haradinaj: Marrëdhëniet me SHBA-të të pacenueshme, tarifat nuk i heqim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e kishte pranuar letrën më herët gjatë ditës nga ambasadori amerkan Philip Kosnett,...

Aktualitet21:30 - 12 Shkurt, 2019

SHBA ultimatum Kosovës/ Gati të ndihmojmë një marrëveshje me Serbinë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett u dorëzoi të martën udhëheqësve të Kosovës një letër të nënshkruar nga tre zyrtarë...

Aktualitet10:27 - 12 Shkurt, 2019

Tiranë ndërpritet energjia elektrike/ Ja cilat zona mbeten në terr

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije ditën e sotme se në disa zona të Tiranës do të...

ne pranga cifti shqiptar ne pranga cifti shqiptar
Aktualitet15:50 - 11 Shkurt, 2019

Trafikonin  drogë/ Në pranga një çift

Policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptar në zonën e Padernos në Itali. Sipas autoriteteve italiane çifti shqiptar...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:26 - 11 Shkurt, 2019

Vuçiç kërkesë Kosovës/ Të punojmë së bashku

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka kërkuar sërish heqjen e taksës 100% nga shteti i Kosovës. Në një komunikim me...

Aktualitet20:21 - 10 Shkurt, 2019

Taksa ndaj Serbisë/ Gjenerali amerikan anullon vizitën në Kosovë

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka konfirmuar se komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneral-majori Timothy Orr e ka...

Aktualitet20:10 - 10 Shkurt, 2019

“Jelekverdhët” përmbytin bulevardin “Champs Elysees”

Nё Francё sёrish lёvizja “jelekverdhёt” organizoi protesta nё rrugё pёr tё 13 herё. Disa mijёra vetё marshuan nё Paris nga...

Aktualitet19:55 - 10 Shkurt, 2019

Shkundet koalicioni qeverisës/ Qindra mijёra protestues nё Romё

Jo vetëm Serbia por edhe kryeqyteti italan, Roma, është pëtfshirë nga protesta masive ku janë pjesëmarrë qindra mijëra vetë. Sikurse...

Aktualitet19:44 - 10 Shkurt, 2019

Protesta e opozitës, kundër Presidentit, trondit Serbinë

Protestat e opozitës kundër rizgjedhjes së presidentit në detyrë Aleksandër Vuçiç kanë njohur përshkallëzim. Nёn moton “njё ndёr pesё milionё”...

Aktualitet22:25 - 9 Shkurt, 2019

Tre vjeçarja bie nga kati i katërt/ Motra e madhe bën mrekullinë

Një mrekulli ka ndodhur në periferi të Milanos. Një vajzë 3 vjeçare, ka shpëtuar me dëmtime të lehta, pasi ka...

Aktualitet21:59 - 9 Shkurt, 2019

Maskat grabisin një bankë në Prishtinë

Prishtina është tronditur mbrëmjen e sotme nga një grabitje me armë dhe me maska që i është bërë një banke...

debaqt ne parlamentin grek debaqt ne parlamentin grek
Aktualitet20:49 - 9 Shkurt, 2019

Maqedonia në NATO/ Tsipras akuza të forta opozitës greke

Parlamenti grek është përfshirë ditën e sotme nga debate me tone të ashpëra nga mazhoranca dhe opozita. Shkak për këtë...

Trending

Read previous post:
Gjermania kundër ndryshimit të kufijve/ Roth: Përpjekje të rrezikshme

Ministri gjerman i shtetit, Michaal Roth është shprehur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan. Në një intervistë për Deutche Welle,...

Close