Connect with Us

Përdhunoi në grup/ Ervis Roshi “rikthehet” në Kuvend

Aktualitet

Përdhunoi në grup/ Ervis Roshi “rikthehet” në Kuvend

Publikuar

-

ish-kryetari i bashkise kavaje, ervis roshi

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka thënë sot se ish-Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Ervis Roshi është model i një përdhunuesi.

Nga foltorja e Kuvendit, Bylykbashi u shpreh se ngjarja e tmerrshme që ndodhi në Kavajë, ku një 13-vjeçare u përdhunua nga 8 djemë, ka si shembull Roshin, i cili sipas tij është shembull i përdhunimit.

“Ish-Kryetarin e Bashkisë së Kavajës e kishit kriminel përdhunues në grup dhe ja çfarë ndodh sot.

Na u desh të ndërronim edhe ligjin për këta kriminelë që kishin mbushur sallat.

Ndryshuat edhe termin dekriminalizim, që të mos nxirrnit kriminelët nga Kuvendi.”-u shpreh ai.

Më tej, deputeti i PD-së shtoi edhe se vjedhja e votave dhe kanabizimi i vendit ka ardhur duke u rënduar gjithmonë e më shumë nën qeverisjen e Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Rama zbulon datën/Kur do vendosim për Kavajën, pse nuk u konsultova me LSI-në

“Në 2014 u tha se po mbushin Shqipërinë me kanabis sot jemi në 2019 dhe e di e gjithë bota që Shqipëria është Kolumbia për sa i përket kanabisit.

2015 u thamë se keni vjedhur zgjedhjet, duke i blerë ato, duke përdorur bandat kriminelët dhe të njëjtën gjë bëtë në 2017.

Cënohet sekreti dhe liria e votës sepse kriminelët rrinë te qendrat e votimit. Zgjedhje, llogaridhënie dhe rrotacion politik, asnjë nga këto nuk ekziston sot.

1.4 milionë karta identiteti, jeni gati të hapni tregun e kartave që nuk kanë asnjë vlerë.”-deklaroi Oerd Bylykbashi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tentoi t’i futej me dhunë në banesë një vajze/ Arrestohet 34 vjeçar në Skrapar

Publikuar

-

Nga

Grabisnin qytetarët në urban në Tiranë/ Policia arreston dy persona

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. S., 34 vjeç, banues në Skrapar, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 26 vjeçe, se ky shtetas e ka përndjekur, ngacmuar dhe ka tentuar të hyjë me dhunë në banesën e saj.

Gjithashtu, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, në mënyrë të vazhdueshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Dhuna në familje”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KPA merr vendimin/ Shkarkohet kreu i Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani

Publikuar

-

Nga

Kolegji i Posaçëm i apelit ka vendosur ditën e sotme ka vendosur shkarkimin nga detyra për drejtuesin të prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, Artan Madani.

Trupi gjykues i kryesuar nga Albana Shtylla u shpreh se nga shqyrtimi në Kolegj u konkludua se prokurori Madani kishte mungesë burimesh të ligjshme për apartamentin, garazhin, krijimin e gjendjes cash dhe të një fondi investimi. Ajo vijoi se Madani kishte kryer deklarim të pasaktë në deklaratën veting pasi nuk kishte pasqyruar përdorimin e një automjeti tip “Ford”.

Madani i kundërshtoi gjatë gjithë seancave publike në KPA shkaqet e ngritura prej Komisionerit dhe në përfundim të konkluzioneve përfundimtare u shpreh se ishte i qetë, për shkak të sinqeritetit të tij.

LEXO EDHE:  E rëndë në Kavajë/ 20-vjeçarja tenton vetëvrasjen me armë

LEXO EDHE:  Selena Gomezit i vjedhin “Instagramin”/ Postojnë foto nudo të Justin Bieber

Artan Madani u konfirmua në detyrë me shumicë votash nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 1 korrik 2019, por Komisioneri Publik Florian Ballhysa e ankimoi vendimin për kriterin e pasurisë dhe kërkoi shkarkimin e tij. Sipas Komisionerit, Madani nuk justifikonte burimet për blerjen e një apartamenti dhe një garazhi në vitin 2000 në qytetin e Durrësit, kursimet cash dhe një fond investimi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I shpallur në kërkim për trafikimin e narkotikëve/ Policia arreston 26 vjeçarin dhe bashkëpunëtorin e tij

Publikuar

-

Nga

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy të rinj. Një 26 vjeçar me iniciale R.C i cili ka qenë i shpallur në kërkim për trafikimin e narkotikëve.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasit J. L. 26 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

LEXO EDHE:  Bashkia e Tiranës/ Këshilli miraton privatizimin e 40 banesave

LEXO EDHE:  Dita e Dëshmorëve të Atdheut/ Meta “vjedh” historianin

Shtetasit e lartpërmendur janë kapur nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, duke qarkulluar me një automjet.

Gjatë kontrollit të kryer këtyre shtetasve Policia iu gjeti dhe sekuestroi dhe 3000 fara cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE