LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk dini se ç'ti dhuroni partnerit?/ Ju sjellim katër ide dhuratash për Shën Valentin

7 Shkurt 2019, 22:00, Aktualitet CNA
Nuk dini se ç'ti dhuroni partnerit?/ Ju sjellim katër ide

Libër?

Një libër është zgjidhja më e mirë, nëse nuk ke asnjë ide për dhuratën që do t?i bësh partnerit për Shën Valentin. Mund ti dhurosh një libër që të pëlqen, apo një libër të verdhë, mjafton diçka e vogël,që ti kujtosh se mendon për të.

Bileta koncerti?

Për ata që pëlqejnë muzikën dhurata më e mirë është një biletë në koncertin e artistit të preferuar. Kjo është një ide origjinale, pasi dhe ju bashkë me partnerin mund të relaksoheni dhe të kaloni një mbrëmbje nën tingujt e muzikës.

Album me kujtime?

Je vonë për dhuratën e Shën Valentinit? Kemi një ide fantastike që do të marrë vetëm pak orë për t?u përgatitur. Mund të përgatisësh një album me foto për disa orë, thjesht zgjidh fotot më të bukura që ke me partnerin dhe bëji dhuratë një album.

Veshje?

Për t?i treguar që të pëlqen stili i veshjes së partnerit mund t?i dhurosh atij veshje të ndryshme, ose aksesorë për të plotësuar pamjen./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga