LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mos më drejto gishtin mua”/ Basha i përgjigjet Lleshajt

7 Shkurt 2019, 09:42, Aktualitet CNA
“Mos më drejto gishtin mua”/ Basha i përgjigjet Lleshajt

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë ka filluar me replika mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Nga foltorja e Kuvendit, Basha akuzoi Leshajn për sigurinë në vend, ndërsa u shpreh se shqiptarët janë të pasigurtë dhe rrezikojnë jetën.

Ndërkohë, ka reaguar Lleshaj, i cili e ka paralajmëruar Bashën që mos të drejtojë gishtin ndaj tij,  pasi nuk mund të krahasohet me të, për shkak të CV që Basha ka si Ministër i Brendshëm.

Ndërkohë, ka reaguar sërish Lulzim Basha, i cili hodhi sërish akuza ndaj Lleshajt dhe qeverisë socialiste.

?Do të duhet pak kohë të mësosh për tezat  bajate te Edi Ramës. Unë punova dhe ja dola të plotësoja kriteret e luftës kundër krimit të organizuar dhe arrita që shqiptarëve t?ju plotësohej lëvizja e lirë, zotrote me Edi Ramën u munduat ta pengoni.

Nuk e fshihni dot ku e keni katandis Shqipërinë. Vendi është shndërruar në Kolumbinë e Europës për trafikun e drogës, jemi vendi numër një për pastrimin e parave. Qeveria është e kapur dhe zhytur në krim?-tha ndër të tjera Basha.

Lleshaj i tregon ?dhëmbët? Bashës/ S?mund të më drejtosh gishtin mua

Lajmet e fundit nga