Connect with Us

Masakroi gruan me thikë / Zbardhen detaje të reja

Aktualitet

Masakroi gruan me thikë / Zbardhen detaje të reja

Publikuar

-

Viktima e ditës së djeshme në Vlorë Etleva Lera mësohet se është vrarë nga burri i saj në orët e para të mëngjesit 4:00.

Bëhet e ditur se pasi e ka vrarë e ka  goditur me thikë në qafë 47-vjeçaren. Po ashtu mësojmë se ai ka qenë në një gjendje të rëndë psikologjike.

Në fillim 57- vjeçari ka tentuar që ta kryejë vetvrasjen me çarçaf në banjë. Por pasi nuk ka mundur ka prerë damarët me thikë. Aktualisht eshtë në burg jashtë rrezikut për jetën.

Viktima Etleva Lera po përcillet nga të afërmit e saj në fshatin Tragjas. Disa të afërm dhe fqinj në lagjen e saj ‘Kushtrimi’, dëshmojnë se gjithmonë dhunohej nga bashkëshorti i saj.

Fqinjët dhe vajza e tyre Augustina flasin se  e kishin parë dhunën e ushtruar me pasojë shenja në fytyrë dhe në trup.

LEXO EDHE:  Plagosi me thikë të riun/Arrestohet lushnjari (Emri)

Teodor Lera nuk ishte një personazh i panjohur për policinë, pasi ajo e kishte denoncuar disa herë. Hera e fundit ishte ne Shkurt të 2017-ës. Pasi kishte dhunuar gruan edhe vajzën.

Shkak i dhunës dhe krizës familjare bëhet e ditur që ka qënë mospranimi i gruas për tu zhvendosur për të jetuar në Tiranë.

Sipas dhe mjekëve shenjat në trupin e Etlevës dhe vajzës së tyre Augusta janë shenja dhune./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Po lëvizte me shpejtësi të lartë/ Makina në Pogradec përplaset me shtyllën dhe murin e shtëpisë

Publikuar

-

Nga

Po lëvizte me shpejtësi të lartë/ Makina në Pogradec përplaset me shtyllën dhe murin e shtëpisë

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në aksin rrugor Pogradec-Drilon ku ka mbetur i plagosur një person.

Një mjet tip “Benz” i cili ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një shtyllë ndriçimi dhe më pas me murin e një banese.



Për pasojë është plagosur pasagjeri i këtij automjeti. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Paralajmërimi i Boris Johnson: Vala e dytë e COVID-19 është duke ardhur!

Publikuar

-

Nga

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka deklaruar se Britania e Madhe “tani po sheh një valë të dytë” të koronavirusit.

Kryeministri ka paralajmëruar se masa më të rrepta të distancimit social mund të implimentohen nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.



“Nuk dua që të kemi masa më të rrepta izolimi, por kur shohim se çfarë është duke ndodhur tani, po mendojmë nëse duhet të shkojmë përtej rregullit të lejimit të gjashtë personave nëpër ambiente publike”.-deklaroi Johnson
Në 24 orët e fundit në Britani u regjistruan 4322 raste të reja me koronavirus duke ccuar numrin e të infektuarve në 388.412. Ndërkohë numri i viktimave në Britani që nga fillimi i pandemisë është 41.821./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndihen lëkundje tërmeti në vend/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Nga

Rikthehen lëkundjet e tërmetit/ Ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe në Durrës.

Bëhet me dije se magnituda ishte 2.9 ballë e shkallës rihter, dhe epiqendra ishte 25 km nga Durrësi.



Lëkundjet zgjatën për disa sekonda.

LEXO TE PLOTE