Connect with Us

Lleshaj i tregon “dhëmbët” Bashës/ S’mund të më drejtosh gishtin mua

Aktualitet

Lleshaj i tregon “dhëmbët” Bashës/ S’mund të më drejtosh gishtin mua

Publikuar

-

Ministri i Brendshem, Sander Lleshaj ne Kuvend

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të PD –së Lulzim Basha.

Ky i fundit akuzoi nga foltorja e Kuvendit se shqiptarët janë të pasigurtë dhe rrezikojnë jetën.

Por, Lleshaj e ka paralajmëruar Bashën që mos të drejtojë gishtin ndaj tij.

Pasi nuk mund të krahasohet me të, për shkak të CV që Basha ka si Ministër i Brendshëm.

“E kam parë që gishtin tregues e drejtoni shpesh, por mos e drejtoni ndaj meje. Nuk mund ta nxini as Shqipërinë as Ministrinë e Brendshme.  Kurrë nuk do të arrini të më shikoni mua në pozicionin që keni qenë juve në 2011. Kurrë nuk do të arrini të prodhoni viktima në bulevard. Keni katër të vrarë, 100 të plagosur 4 mijë të tjerë në tentativë për tu vrarë në CV tuaj. Kur ta drejtoni gishtin ndaj meje mendohuni mirë”, është kundërpërgjigjur Lleshaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për 25 Prillin/ Reagon Ambasada e SHBA

Publikuar

-

Nga

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për 25 Prillin/ Reagon Ambasada e SHBA

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka reaguar mbi raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në deklaratë thuhet se raporti është mbajtur shënim dhe do të nxisin të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri

Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri”, shkruhet në deklaratnë e Ambasadës së SHBA./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lajm i mirë/ Pala greke lehtëson masat për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

Lajm i mirë/ Pala greke lehtëson masat për shqiptarët

Pala greke njofton se ka lehtësuar sërish masat në pikat kufitare për emigrantët shqiptarë.

Sipas njoftimit të autoriteteve greke, të gjithë shtetasit që duan të kalojnë kufirin, duhet të kenë formularin plf, certifikatën e vaksinimit (ku shtetasit duhet të kenë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës) ose testin anticovid, i cili, ndryshe nga më parë, është i vlefshëm si nga institucionet shëndetësore shtetërore, ashtu edhe ato private, test normal apo test i shpejtë (rapid test).

LEXO EDHE:  “Luli u zotua se do çojë LSI për skrap”/ Balla: S’mund të bashkëjetojnë demokratët me Metën e Kryemadhin

Në çdo rast, testet anti-covid do të njihen nga efektivët e doganës greke në pikat kufitare.

LEXO EDHE:  Nga Ilirjan Blloshmi/ Do kërkojë falje Lulzim Basha, Çimi i syrit e shpura pas tyre tani?!

Ky sqarim lehtëson procedurat e testimit anti-covid për të gjithë ata shtetas që nuk kanë një certifikatë vaksinimi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Publikuar

-

Nga

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Andrea Mano, ish-kreu i degës lokale të PD-së në Korçë, ka hedhur akuza të forta ndaj, drejtuesit politik të kësaj dege për zgjedhjet e 25 prillit, Edmond Spaho.

Në një intervistë për emisionin “Pushteti”, në Fax News, Mano tha se Edmond Spaho ka përçarë “në mënyrë spektakolare”, degën e PD-së në Korçë.

Por, Mano nuk ka kursyer as kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, ndërsa theksoi se gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij.

“Korça ka qënë dega më model e PD, por i deleguari i Bashës, gjëja më e mirë që bëri është të përçajë këtë degë në mënyrën më spektakolare. Gjë e cila u reflektua edhe në zgjedhje. Rezultati është i pakënaqshëm, mund të kishim kapur deri në 6 mandate”-tha Andrea Mano.

LEXO EDHE:  Nga Ilirjan Blloshmi/ Do kërkojë falje Lulzim Basha, Çimi i syrit e shpura pas tyre tani?!

LEXO EDHE:  Kush janë kriminelët dhe hajdutët e PS/ Basha flet me emra

I pyetur nëse këtë shqetësim e kishte ngritur edhe tek Lulzim Basha, Mano tha se ka pasur biseda të gjata në telefon me kreun e PD-së, nga të cilat ka kuptuar se gjithçka po ndodhte në Korçë, ishte me bekimin e Lulzim Bashës.

“Sigurisht që kam folur me Bashën. Kam zhvilluar edhe biseda të gjata me të në telefon. Dhe nga bisedat kuptova që ishte vija e kryetarit të parties, jo e të deleguarit të vet”-tha Andrea Mano./CNA.al

“Do ikë me bisht ndër shalë”/ Andrea Mano paralajmëron Salianjin

“Ka përçarë PD-në”/ Mano “kryqëzon” Spahon, zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

LEXO TE PLOTE