Connect with Us

Këto janë shenjat e horoskopit që kanë alergji nga dashuria

Aktualitet

Këto janë shenjat e horoskopit që kanë alergji nga dashuria

Publikuar

-

alergji nga dashuria

Binjakët

Binjakët, nuk para fiksohen pas të shkuarës, në vend që të qendrojnë duke qarë në të shkuarën ata përqendrohen tek e ardhmja. Atyre u pëlqen që të marrin seriozisht të ardhmen dhe ta shijojnë atë.

Kur bëhet fjalë për lidhje serioze, ata nuk pëlqejnë më të jenë vetëm. Gjithsesi kanë frikë se mos jeta në çift do t’i pengojë që të jetojnë jetën e lirë që kanë jetuar dikur.  Ata preferojnë më shumë marrëdhëniet e rastësishme, por nëse bien në dashuri, do ta respektojnë partnerin.

Shigjetari

LEXO EDHE:  Këto janë dy  shenjat më inteligjente  të horoskopit

Ankthi nuk të ndikon ashtu si pjesën më të madhe të personave.Mund të jesh i inatosur për pak kohë, por më pas do të vazhdosh sikur nuk të ka ndodhur asgjë. Në të vërtetë ti e mban këtë qetësi edhe kur të përfundojnë lidhjet e tua romantike. Të pëlqen ta kalosh dhimbjen duke dalë e duke u argëtuar./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Sezoni turistik/ Klosi: Nuk është ende e qartë se çfarë do të ndodhë në plazhe

Publikuar

-

Nga

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha për gazetaren Ilva Tare se me gjithë uljen e numrit të rasteve me COVID në vendin tonë, ende nuk është përcaktuar çfarë do të ndodhë në plazhe këtë sezon turistik.

Klosi theksoi se përtej problematikave të përvitshme, mbi të gjitha prevalon pandemia, e cila siç tha do ta bëjë sërish të vështirë një turizëm të organizuar evropian.

Duket e vështirë për një turizëm të organizuar evropian, pasi vendet e Evropës nuk kanë krijuar ende politikat e tyre lidhur me raportet me vendet jashtë BE. Do të ketë turizëm të organizuar, por duhet të përgatitemi për problematikat tona. Është e vështirë të themi kur do të nisë zyrtarisht sezoni pasi jemi ende me kufizime oraresh. Nuk është e definuar ende çfarë do të ndodhë në plazhe këtë vit”, tha ministri.

LEXO EDHE:  Horoskopi i muajit mars nga Meri: “Kjo shenjë duhet të ketë kujdes me çështjet ligjore!”

LEXO EDHE:  Puna dhe dashuria/ Astrologu italian zbulon të papriturat e ditës së sotme për çdo shenjë

Ndër të tjera shtoi se ulja e rasteve të infeksionit dhe vaksinimi mund të ndihmojnë të kemi një turizëm si të gjithë shpresojnë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Sulme me bomba/ Së paku vriten 11 civilë afganë

Publikuar

-

Nga

Katër sulme të ndara me bomba në Afganistan vranë së paku 11 civilë dhe plagosën 13 të tjerë. Sulmet ndodhën vetëm disa orë pas hyrjes në fuqi të një armëpushimi treditor, të shpallur nga talibanët, me rastin e Festës së Bajramit.

Pesë civilë, përfshirë një grua dhe fëmijë, u vranë nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës, në qarkun Panxhuai të provincës Kandahar, tha zëdhënësi i policisë provinciale, Jamal Naser Barekzai. Ai shtoi se dy fëmijë u vranë dhe tre të rritur u plagosën në një shpërthim tjetër të bombës, që goditi një taksi, në rrethin Maivand të së njëjtës provincë.

Në provincën qendrore të Gaznit, dy civilë u vranë gjithashtu nga një bombë në anë të rrugës, thanë zyrtarët. Në provincën veriore të Kunduzit, shpërthimi i një bombe të ngjitur për një automjet civil vrau dy civilë dhe plagosi 10 të tjerë, tha Enhamuddin Rahmani, zëdhënës i shefit të policisë provinciale.
Përgjegjësinë për sulmet me bomba nuk e mori asnjë grup. Raporte për luftime të drejtpërdrejta midis militantëve talibanë dhe forcave qeveritare po ashtu nuk ka pasur.

LEXO EDHE:  Këto shenja horoskopi bashkë janë prindër të përkryer

LEXO EDHE:  Horoskopi i muajit mars nga Meri: “Kjo shenjë duhet të ketë kujdes me çështjet ligjore!”

Në fillim të këtij muaji, Shtetet e Bashkuara kanë nisur t’i tërheqin trupat e veta nga Afganistani, pas 20 vjetësh luftë. Deri më 11 shtator pritet të tërhiqen të gjitha trupat amerikane, ashtu si edhe forcat e tjera të NATO-s, të pranishme në Afganistan.
Kjo ka rritur shqetësimet e vëzhguesve nëse Qeveria afgane mund t’ia dalë e vetme në luftën kundër talibanëve dhe grupeve të tjera militante. REL

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i Shqipërisë me shtetet fqinje/ Bregu: Duhet mbajtja fort e nacionalizmin politik

Publikuar

-

Nga

Raporti i Shqipërisë me shtetet fqinje/ Bregu: Duhet mbajtja fort e nacionalizmin politik

Sekretarja e përgjithshme e Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu ka folur për fqinjësinë dhe roli që ka Shqipëria me vendet e tjera.

Në një intervistë për “Refleksion” Bregu ndau eksperiencën e saj, duke thënë se ndan punën e saj me 3000 burra dhe gra nga vendet e ndryshme, duke e vënë theksin tek lidhja që kanë shtetet fqinje me njëra tjetrën.

Sipas saj, fqinjësia mbahet më e fortë vetëm përmes nacionalizmin politik.

Nuk rreshtem kurrë së foluri për pjesën e fqinjësisë. Ky është viti i tretë që punoj me gra dhe burra që vijnë nga 3000 vende. Fqinjët lidhen nga historia, kultura, tradita, zakonet e ngjashme. Fqinji është ai që duhet të të përgjigjet, sepse vëllai dhe motra janë larg.

Ne nuk jemi i vetmi rajon i cili ka pasur probleme me luftën, ka patur fqinj që ka vrarë fqinjin, po ka pasur edhe nga ata që i kanë shpëtuar. Ajo që rrezikon për mua fqinjësinë është mbajtja fort e nacionalizmin politik. Kjo është më e rrezikshme se populizmi. Unë punoj me zona dhe zotërinj të kombësive të ndyshme dhe e them me sinqeritet që kurrë nuk e kam ndjerë veten kaq mirë.

Ne jemi ende në një pandemi që rajoinin tonë e vendosi në vështirësi dyfishe. Alarmi ishte i madh dhe unë e them kudo, në kulm të pandemisë ne arritëm të ndalonim këmbimin e mallrave dhe ilacceve në kufirin tonë”, tha Bregu./CNA.al

LEXO TE PLOTE