Connect with Us

Kaloi në “sitë”/ Zbardhet vendimi për kreun e Gjykatës Administrative

Aktualitet

Kaloi në “sitë”/ Zbardhet vendimi për kreun e Gjykatës Administrative

Publikuar

-

Kreu i Gjykates Administrative te Tiranes, Eriol Roshi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot rikonfirmimin në detyrë të kreut të Gjykatës Administrative të Tiranës, Eriol Roshi.

Trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari e vlerësuan Roshin, si të përshtatshëm për vijimin e detyrës.

Eriol Roshi ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe punoi fillimisht në Gjykatën e Durrësit. Në tetor të vitit 2006 ai u emërua gjyqtar në Gjykatën e shkallës së parë në Berat, ndërsa në vitin 2013 u emërua gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Tiranës. Aktualisht Roshi mban pozicionin e kryetarit të gjykatës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Eriol Roshi nga viti 2005 deri në fund të vitit 2017.

LEXO EDHE:  Përfaqësuesit e KPK hedhin shortin për prokurorë/ Përzgjedhin 5 dosje

Dy ditë më parë, CNA.al ka sjellë pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Roshi nga viti 2005 deri në 2016, sipas të dhënave të Open Spending Albania.

Burimet e të ardhurave, i ka nga paga e tij si gjyqtarë dhe pedagog në Universitet privat si dhe nga paga e bashkëshortes. Sa i përket pasurisë së patundshme, ai ka deklaruar se ka marrë 6 336 000 lekë për blerje apartamenti. Për më tepër linku më poshtë:

Kryegjyqtari në Vetting/ Zbardhet pasuria e Eriol Roshit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

E rëndë në Elbasan/ Bie nga ballkoni i banesës, humb jetën 6 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan.

Mësohet se një 6 vjeçar, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës ku jetonte dhe ka humbur jetën.



“Më datë 22.09.2021,rreth  orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan,  shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e plotē të rrethanave të ngjarjes.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha del sërish bllof/ Justifikohet me amerikanët dhe gënjen demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i PD Lulzim Basha pas përjashtimit anti-statutorë të ish liderit historik Sali Berisha nga Grupi Parlamentar, ka tentuar të justifikohet, duke gjetur si alibi, amerikanët.

Në një deklaratë sot për mediat Basha është shprehur se “Sa u përket pretendimeve për referendume dhe kuvende, kuvend të Partisë Demokratike për të marrë nën shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur.”

Me këtë deklaratë Basha e ka zhytur akoma më shumë veten e tij në “batakun” ku ka rënë duke thelluar më tej mosbesimin e demokratëve.

LEXO EDHE:  Vrau fqinjin me kosën e barit/ Flet për herë të parë autori

LEXO EDHE:  Përfaqësuesit e KPK hedhin shortin për prokurorë/ Përzgjedhin 5 dosje

Qeveria amerikane nuk ka dhënë asnjë vendim që të përjashtohet Berisha nga Grupi Parlamentar.

Çështja është tek vendimet anti-statuore dhe abuzimet e Lulzim Bashës.

Kuvendi do të shqyrtojë abuzimet e skandalet e Lulit, jo vendimet e SHBA, që në fakt nuk janë për përjashtime siç gënjen Luli./CNA.al

Basha shënon “autogol”/ Deklarata që “fundos” kreun e PD  



Nevoja për Opozitë

Krimi që fsheh Lulzim Basha

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia bën “namin” me gjoba/ Pezullohen 43 leje drejtimi, ndëshkohen 1339 shoferë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjitha akset e vendit. Përmes një njoftimi policia ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë ndëshkuar me gjobë 1339 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme.

Gjithashtu në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

“Evidentohen dhe ndëshkohen 1339 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Nga monitorimi me dron i kryer nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në akset rrugore Elbasan-Peqin dhe Rinas-Thumanë, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masa administrative që varionin nga 7.000 deri 10.000 lekë të rinj, 143 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe të rrezikshme në rrugë.



Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 26 për shpejtësi mbi normat e lejuara, që arrinte nga 181 km/h në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan deri në 200 km/h në autostradën Levan-Vlorë, 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 2 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë vendosur 395 masa administrative me vlerë deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 65 masa administrative me vlerë 5.000 lekë të rinj (pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit), për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE