LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Radhë kilometrike/ Dhjetëra automjete bllokohen te rruga e Elbasanit

7 Shkurt 2019, 15:49, Aktualitet CNA
Foto-Radhë kilometrike/ Dhjetëra automjete bllokohen te rruga e

Trafiku në hyrje të rrugës së Elbasanit në Tiranë është kilometrik.

Radha e makinave që presin arrin deri në Sauk. Të gjitha makinat që ishin duke lëvizur në atë rrugë janë bllokuar dhe janë të detyruara të presin me orë të tëra për të kaluar.

Deri më tani nuk ka asnjë lëvizje të policisë për të bërë zhbllokimin e trafikut në këtë rrugë.

Nga fotot që CNA.al ka siguruar duket qartë se nuk ka asnjë mundësi që mjetet të mund t?i shpëtojnë këtij trafiku.

Nëse do të kishte ndonjë rast emergjenca, zjarri apo ambulancë për të kaluar në atë rrugë do ishte e pamundur, pasi aty mungon korsia  emergjencave si në shumicën e rrugëve në vendin tonë./CNA.al

Lajmet e fundit nga