LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E vërteta e përdhunimit të 13 vjeçares/ Klodiana Lala shpjegon të vërtetën e ngjarjes

7 Shkurt 2019, 20:27, Aktualitet CNA
E vërteta e përdhunimit të 13 vjeçares/ Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala, me anë të një lidhje direkte, për emisionin ?Opinion? në TV Klan, ka folur rreth ngjarjes së përdhunimit të 13 vjeçares në Kavajë.

Sipas, gazetarës Lala, ngjarja i ka fillesat që në tetor të 2018, ku 13 vjeçares i është bërë shantazh më anë të një videoje intime, të bërë nga ish i dashuri i saj. Video e cila është shpërndarë nga ai, tek të gjithë nxënësit e tjerë dhe më pas është shantazhuar nga ata për të kryer marrëdhënie intime, një pjesë e tyre ishin edhe shokët e saj të klasës.

Kjo ngjarje e rëndë, sipas Klodiana Lalës, është zbuluar nga pastuesja, e cila është edhe nëna e njërit prej djemve.

Gazetarja Lala është shprehur ndër të tjera, se Policia nuk e ka fshehur ngjarjen, por ka një mungesë të theksuar paaftësie në shpërndarjen e informacionit.

?Kanë munguar detajet për gazetarët nga Policia e Shtetit,?- është shprehur Klodiana Lala./CNA.al

Lajmet e fundit nga