LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Janë zhdukur 30 mijë dosje përmbarimore

7 Shkurt 2019, 20:00, Aktualitet CNA
Denoncimi/ Janë zhdukur 30 mijë dosje përmbarimore

Dhoma Kombëtare e Përmbarimit denoncon se sistemi i menaxhimit elektronik ?Albis? nuk ekziston që prej vitit 2013. Madje, sipas Dhomës së Përmbarimit, të paktën 30 mijë dosje që janë hedhur në sistem gjatë ?Albis 1? janë zhdukur pasi më pas janë tenderuar në vite edhe regjistra të tjerë, sikurse raporton Top Channel.

Përveç 12 të hetuarve, 14 të tjerë janë nën hetim për keqpërdorim të tenderave, më të rëndat regjistrat noterialë dhe të përmbarimit të cilat kanë shkaktuar dëm duke mos u ofruar shërbime qytetarëve.

Pa llogaritur dëmin që i është shkaktuar buxhetit të shtetit, një çështje e paregjistruar në sistemin Albis për Përmbarimin do të thotë se qytetari rrezikohet të penalizohet njëkohësisht nga disa përmbarues. Ndërsa nga mosfunksionimi normal i regjistrit noterial, fatura e vonesave u shkon qytetarëve. Çdo ditë pranë regjistrit të testamentit noterët dërgojnë mesatarisht 90 kërkesa për verifikim, por përgjigjjet varen nga eficenca e rrjetit.

Prokuroria zbuloi se për këto tendera për të cilat shërbimi i mirëmbajtjes dhe i rrjetit është inekzistent janë alokuar fonde me vlerë mbi 5 milionë euro.

Lajmet e fundit nga